• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Përballja në gjykatë/ Burri vrasës nuk tërhiqet, kërcënon motrën e Filzedit
Home
Breaking News

Përballja në gjykatë/ Burri vrasës nuk tërhiqet, kërcënon motrën e Filzedit

14 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News

Pas më shumë se një muaji që nga vrasja e gjyqtares Fildez Hafizit në Tiranë, bashkëshorti i saj është përballur me motrën e së ndjerës për kujdestarinë e fëmijëve.

Magjistratja Fildize Kasemi (Hafizi)Gazeta “Panorama” mëson se disa javë më parë, Armela Asllanaj ka hapur çështje civile në Gjykatën e Tiranës për të marrë kujdestarinë e fëmijëve, ku edhe Kasemi ka qenë palë e interesuar. Seanca e parë, kur janë njohur palët, është zhvilluar ditën e djeshme me dyer të mbyllura.

Burimet thonë se Kasemi nuk është tërhequr as kësaj radhe, duke ndërhyrë në seancë dhe duke shprehur mendimin e tij kundër marrjes së kujdestarisë së dy fëmijëve nga ana e ish-kunatës së tij.

“Kam edhe unë vëllezër e motra plot”, mësohet të ketë thënë Kasemi në sallën e gjyqit. Përkundër kësaj, seanca e djeshme u zhvillua për ta njohur Kasemin lidhur me këtë proces. Tashmë, Gjykata pritet që të marrë vendim në seancën e ardhshme lidhur me kujdestarinë e fëmijëve. Seanca u zhvillua nën masa të rrepta sigurie.

NGJARJA
Fildez Hafizi u ekzekutua nga ish-bashkëshorti i saj, Fadil Kasemi, pranë shtëpisë ku banonte në Tiranë. Ngjarja erdhi pas shumë vitesh konflikt. Madje, gjyqtarja ishte kanosur nga Kasemi vazhdimisht, duke kujtuar këtu ngjarjen te “Shkëmbi i Kavajës”, ku Kasemi ishte edhe i armatosur. Gjyqtarja kishte kërkuar edhe transferim në Tiranë, por KLD e kishte vendosur në Shkodër, rrethin më të largët që ajo kishte kërkuar, pasi ndihej e kërcënuar nga ish-bashkëshorti.

FJALËT E VAJZËS

Vajza e gjyqtares së vrarë reagoi përmes një postimi prekës në “Facebook” pas lajmit të kobshëm, duke e cilësuar babanë e saj, “monstër, që nuk meriton të jetojë”. Përkundër konflikteve familjare, vajza shkruante se nëna e saj u fliste mirë për babanë.
Ajo, madje, ka rrëfyer se Fildezi, edhe pse nuk e shprehte drejtpërdrejt, jetonte në ankth për atë çka mund ta priste nga ish-bashkëshorti. Lidhur me pretendimet e Kasemit, se Fildezi ia mori fëmijët, vajza ka treguar se e vizitonin babanë çdo fundjavë. “Ajo sakrifikoi çdo gjë për ne, duke përfshirë edhe jetën, që të na hiqte nga ai plehra”, shkruante vajza e Hafizit./panorama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rrëfehet Marina Fara: Pse më ndaloi policia
Previous article Agjentët e SHBA në Shqipëri, pse duhet të tremben njerëzit e krimit, politikës e drejtësisë

Redaktor2

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT