Ndryshe nga javët e tjera, “përballja mediatike” e kësaj jave nuk u bë të enjten por sot, të premten.
Siç është lajëmruar kryeministri Rama do të jetë në “News 24”, tek emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” ku ndonëse nuk do të jetë për “politikë të mirëfilltë”, pritet të prekë çështjet e mbylljes së lojërave të fatit dhe ndalimin e alkoolit, sipas tematikave që do të trajtohen në emision.
Nga ana tjetër, Presidenti Meta do të jetë i ftuar në “Zonë e Lirë” me Arian Çanin ku pritet të flasë për dekretin e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshi.
/AlpeNews.al