• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRBALLJA ME VARFËRINË DHE TALEBANËT/ Shtetet myslimane kërkojnë krijimin e një fondi për krizën humanitar për Afganistanin
Home
Nderkombetare

PËRBALLJA ME VARFËRINË DHE TALEBANËT/ Shtetet myslimane kërkojnë krijimin e një fondi për krizën humanitar për Afganistanin

19 December, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Shtetet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik janë pajtuar që të krijojnë një fond për të adresuar krizën humanitare në Afganistan, që ka lënë miliona qytetarë të përballen me uri, pas marrjes nën kontroll të shtetit nga talibanët në muajin gusht.

Fondi që do të krijohet, do të mbikëqyret nga Banka Islamike për Zhvillim, dhe ka për qëllim që të koordinojë së bashku me grupet e tjera, ndihmën humanitare për Afganistanin, tha Organizata për Bashkëpunim Islamik pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme që u mbajt në Islamabad.

Delegatët e 57 shteteve anëtare që morën pjesë në këtë takim kërkuan nga Banka Islamike për Zhvillim që ta krijojë këtë fond deri në çerekun e parë të vitit 2022 dhe kërkuan nga komunitetit ndërkombëtar që të kontribuojnë në këtë fond dhe të japin ndihmë për Afganistanin.

Ky takim i shteteve myslimane vjen në kohën kur Kombet e Bashkuara vazhdimisht kanë paralajmëruar se Afganistani është buzë katastrofës ekonomike dhe humanitare dhe miliona afganë kanë mbetur pa punë dhe ushqim.

Komuniteti ndërkombëtar ka refuzuar që të njohë udhëheqësit e rinj të Afgasnitanit, duke u bërë thirrje talibanëve që të krijojnë një qeveri gjithëpërfshirëse dhe të sigurojnë të drejta themelore për të gjithë afganët. Shumica e donatorëve kryesorë botërorë kanë bllokuar ndihmën e tyre për Afganistanin dhe rezervat e Bankës Qendrore afgane, që gjenden jashtë vendit, janë ngrirë.

Në rezolutën e miratuar, Organizata për Bashkëpunim Islamik u bëri thirrje talibanëve që të respektojnë “obligimet që dalin nga konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, veçanërisht sa u përket të drejtave të grave, fëmijëve, të rinjve, të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuara”.

Përveç ministrave të Jashtëm të shteteve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, në takimin në Islamabad ishin edhe përfaqësues nga Shtetet e Bashkuara, Kina, Rusia, Bashkimi Evropian dhe OKB-ja. Ndërkaq, qeveria e udhëhequr nga talibanët, në këtë takim u përfaqësua nga ministri i saj i Jashtëm, Amir Khan Muttaqi.

Gjatë adresimit të tij, Muttaqi tha se ngrirja e aseteve afgane “është shkelje e qartë e të drejtave të njeriut të qytetarëve afganë”.

Më herët gjatë këtij muaji, Banka Botërore tha se donatorët kanë miratuar transferin e 280 milionë dollarëve që ishin ngrirë nga një fond i dy agjencive të ndihmës, në mënyrë që të dërgohet ndihmë në Afganistan për shkak të krizës humanitare. Ndërkaq, SHBA-ja ka thënë se do të lejojë që të dërgohen remitenca në Afganistan./ REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRISJA NË ÇIFT/ Beatrix “refuzon” Donaldin: Nuk e meriton
Previous article MILAN-NAPOLI/ I mjaftojnë 5 minuta lojë, Elmas ndëshkon "Kuqezinjtë" (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT