• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PËR TA ISHTE I RENDESISHËM STATUTI, JO…”/  Bardhi zbardh diskutimet me Palokën
Home
Politikë

“PËR TA ISHTE I RENDESISHËM STATUTI, JO…”/ Bardhi zbardh diskutimet me Palokën

2 November, 2022 F.autor Politikë

Deputeti i PD-së Gazment Bardhi, përfaqësues i një prej grupimeve në PD gjatë bisedimeve me palën tjetër të përfaqësuar nga Edi Paloka ka folur sot në emisionin “Pikat mbi i” në Neës24 për diskutimet e zhvilluara deri te përgjigjja finale.

Bardhi deklaroi se ishte kusht pranimi i statutit të 11 dhjetorit, për çfarë ai nuk ishte i autorizuar të pranonte.

Bardhi tha se zgjedhjet përballë Ramës nuk fitohen me statut dhe se objektivi me të cilin shkoi në bisedime ishte fitorja e zgjedhjeve lokale dhe gjetja e një formule për kandidatë fitues.

Nga ana tjetër analisti Artur Zheji tha se i gjithë faji do bjerë mbi ta nëse humben zgjedhjet.

Zheji: I gjithë faji do bjerë mbi këta. Skema është gati për t’u shkarkuar te këta. Problemi është çfarë do ndodhë më pas.

Bardhi: Pasi jam mandatuar nga kolegët e grupit parlamentar, kam bërë të gjitha përpjekjet për të arritur një formulë bashkëpunimi për zgjedhjet lokale. Unë kam ezauruar të gjitha mundësitë e mia brenda grupit parlamentar që kjo të arrihej. Për fat të keq dje kemi marrë një përgjigje finale. Kemi qenë prej 3 javësh në bisedime me njeri-tjetrin. Kam pasur propozime. Javën që shkoi kam paraqitur dhe një dokument. Pati brenda grupit parlamentar që e panë atë alternativë si shumë të zbutur, ose ulje koke, por unë u përpoqa për një zgjidhje që ishte unifikimi i opozitës në zgjedhje. Morëm dje një përgjigje që ata janë të gatshëm për çdo gjë që përfshin statutin e tyre.

Ishte diçka për të cilën unë nuk isha i mandatuar për të biseduar. Ama kishim arsye për t’u ulur dhe gjetur zgjidhje për zgjedhjet lokale sepse kanë një specifikë sepse është kandidati në njësitë vendore. Nëse ne arrinim të identifikonim një formulë që na çonte drejt një kandidati të përbashkët, pa bërë atë që na kërkohet, imponimi me dhunë i një mendimi që nuk është mendimi ynë. Ajo që u propozua, ngritja e një këshilli të përbashkët politik, ku kandidatët të zgjidheshin përmes primareve dhe sondazheve. Primaret do i organizonte Këshilli i përbashkët politik, do ishte një proces konsensual.

Nuk kam kërkuar 50% të aksioneve të partisë. Ashtu do ishte nëse do kishim kërkuar një numër të caktuar bashkish.

Zheji: Ky këshill do funksiononte me numër të barabartë anëtarësh. Kush do e bënte diferencën.

Bardhi: Diferenca do ishte konsensusi. Nuk do zgjidheshin kandidatët. Këshilli garantonte rregullat e lojës, mbikëqyrjen e procesit, kontrollin total të procesit. Kandidatët do të zgjidheshin nga sondazhet dhe primaret. Nuk kam hyrë në këto bisedime me asnjë kërkesë për të marrë përqindje kaq këtu dhe aq atje, por me një set rregullash dhe parimesh që i jepnin garanci çdo demokrati.

Sondazhet për kandidatët që do të futeshin në primare. Primaret do të kishin 50% të pikëve në përzgjedhjen e kandidatëve, sondazhi do kishte 50% të pikëve në përzgjedhje. Duke i bërë bashkë do dilte kandidati që duhet të mbështesnim.

Ajo që ishte si përgjigje që unë e kisha paralajmëruar që ishte e papranueshme, ishte që pala tjetër ka një statut dhe ne do duhej t’i nënshtroheshim statutit të tyre.

Zheji: Kjo është tepër teorike dhe praktikisht nuk heq dorë nga bindja ime që i është kërkuar Sali Berishës nëpërmjet Palokës që të ketë kontrollin 50% të konsensusit mbi primaret. Kandidatët që do zgjidheshin do ishin të certifikuar nga të dy palët.

Bardhi: E rëndësishme është që secila palë në PD të mos ishte as bllokuese, as imponuese në këtë proces. Por të ishte një proces që ndihmonte frymën e konsensusit sepse ndihmonte fushatën. Nuk kemi hyrë në diskutime në detaje. kam qenë i prirur të diskutoj mbi parime. Nuk kam bërë asnjë diskutim jashtë rregullave të lojës. Z. Paloka ka qenë krejt korrekt në gjithë bisedimet që kemi zhvilluar dhe unë dua ta falënderoj se kemi bërë bashkërisht përpjekje. nuk bëj përgjegjës z. Paloka për dështimi ne këtyre bisedimeve sepse besoj se ishte zëdhënës i nëj grupimi, siç isha dhe unë.

Nuk arrij dot ta interpretoj deklaratën e z. Paloka, se çfarë ka nënkuptuar duhet ta pyesni atë. Unë kam hyrë bisedime për demokratët dhe për të pasur mundësi për qytetarët për një alternativë konkurruese në zgjedhjet e 14 majit.

Kjo retorika ka çuar në situatën që jemi sot. Kjo është një retorikë që e dëmton opozitën. Rama nuk mundet me statut. Flasim nga mëngjesi deri në darkë për një regjim që ka shkelur kushtetutën e vendit dhe nga ana tjetër themi do ta mundim Edi Ramën me statutin me 40 faqe të PD. Rama nuk mundet me statusin e PD-së, por duke bërë çdo demokrat bashkë. Unë kam shkuar pa statut në bisedime, me gjithë dispozicionin tim për të arritur një dakordësi që opozita të përfaqësohej nga një kandidat. Pala tjetër më vuri statutin e 11 dhjetorit. Ose unë duhet të njihja statutin e 11 dhjetorit, ose nuk bëhemi bashkë. Ne duhet të zgjidhnim si të shkonim me një kandidat të përbashkët. Pala tjetër erdhi me objektivin që unë të njihja statutin e 11 dhjetorit.

Zheji: Negociatat u shkatërruan që në momentin Paloka ka kërkuar njohjen e statutit, pra të bëhet de fakto një bashkim në një statut të vetëm përbashkues.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DALIN PAMJET brenda "shtëpisë së barit" me 730 mijë paund kanabis brenda, EMRAT e të arrestuarve
Previous article "BUÇKO..."/ Endrit Shabani i përgjigjet Këlliçit: Njësoj si në gjimnaz kur mamaja e tij vinte e na bënte presion

F.autor

Postime të ngjashme

"S'KAM QËNË KURRË NON GRATA"/ Berisha: Kam pasur një sanksion, vetëm vizën. Sot u ktheva Politikë

"S'KAM QËNË KURRË NON GRATA"/ Berisha: Kam pasur një sanksion, vetëm vizën. Sot u ktheva

A ËSHTË BERISHA AKOMA "NON GRATA"? Ambasada Amerikane ende PA KONFIRMIM Politikë

A ËSHTË BERISHA AKOMA "NON GRATA"? Ambasada Amerikane ende PA KONFIRMIM

"PLAS" KEQ NË KUVEND/ Tensione pas fjalës së Bidos! Nuk përmbahet Shehaj dhe shkon te foltorja, nuk lejon Boçin të flasë Politikë

"PLAS" KEQ NË KUVEND/ Tensione pas fjalës së Bidos! Nuk përmbahet Shehaj dhe shkon te foltorja, nuk lejon Boçin të flasë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT