• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Për rininë nuk ka “festë”. Një në katër është i papunë, në Europë do ishim në krye të listës
Home
Sociale

Për rininë nuk ka “festë”. Një në katër është i papunë, në Europë do ishim në krye të listës

8 December, 2017 k.autor Aktualitet, Sociale

Papunësia te të rinjtë është një plagë e kahershme në vendin tonë, por jo vetëm. Kriza ekonomike botërore e dhjetë viteve më parë ka bërë që shumë shtete europiane të zhyten në një spirale të rrezikshme sa i përket papunësisë, dhe të rinjtë janë gjithmonë më të prekurit. Shifrat e fundit zyrtare në vendin tonë flasin për një normë papunësie të të rinjve në 26.4%.

Në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2015, kur preku rekordin prej 34.2%, norma e papunësisë te të rinjtë ka pësuar një rënie të ndjeshme. Por në këtë pjesë duhet të themi se shifra nuk është reale, pasi në pjesën dërrmuese bëhet fjalë vetëm për formalizim të vendeve të punës, si pasojë e reformës, dhe jo punësim real. Gjithsesi, këto janë shifrat.

Me një papunësi te të rinjtë në 26.4%, ne rast se Shqipëria do të ishte pjesë e familjes së përbashkët europiane, do të ishte vendi i 5-të me papunësinë më të lartë në këtë drejtim, pas Greqisë, Spanjës, Italisë dhe Qipros. Tre prej këtyre shteteve shkuan në prag falimenti dhe u shpëtuan vetëm nga kreditorët, ndërkohë që Italia shkoi shumë pranë kolapsit.

Kur bëjmë krahasimin nuk duhet të harrojmë as faktin se, të dhënat e Eurostat i referohen grupmoshës nga 15 deri në 25 vjeç, dhe jo 15 deri në 29 si instituti jonë i statistikave, Pra, nëpër Europë, të rinjtë e moshës nga 25 deri në 29 vjeç nuk hyjnë në këtë statistikë, dhe këta janë grupmosha që ka më shumë predispozicion për t`u punësuar, për shkak të arsimit dhe eksperiencës. Në kushte të barabarta situata do të ishte krejt tjetër, e ndoshta Shqipërinë do ta shihnim në krye të kësaj liste./SCAN

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Formula 1/ Lewis Hamilton nuk beson se mund të arrijë sukseset e Schumacher
Previous article Motra e Ritës nuk përmbahet, shikoni çfarë i thotë Erës (Foto)

k.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT