• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Për “prodhuesit” që na vrasin në heshtje përditë
Home
OP-ED

Për “prodhuesit” që na vrasin në heshtje përditë

10 October, 2017 Editor OP-ED

Nga Mero Baze

Siguria ushqimore është një nga problemet më të rënda të Shqipërisë së pas viteve 90-të. Shthurja e ekonomisë së planifikuar dhe kalimi në një shoqëri të hapur, pa shumë rregulla dhe një tregu të egër, që synonte të kapte mallrat e konsumit të gjerë, ka bërë që Shqipëria të përballet me një problem të rëndë, gati kombëtar, që ka të bëjë me sigurinë ushqimore.

Prej vitit 1991, Shqipëria është ndeshur në mënyrë konstante me gjëma që vijnë që prej alookolit metilik, ushqimeve të ndotura radioaktive, të importuara nga vende problematike, ushqime të kalbura, ose të konservuara jashtë standarteve, deri tek papërgjegjshmëria e tregut të brendshëm, që për të rritur fitimet, ka mësuar dhe metodat e pista të injektimit të solucioneve që rrisin artificialisht perimet, apo produkte të tjera.

Shqipëria është e mbushur me drama të tilla dhe shumë parametra shëndetësorë të vendit janë përkeqësuar edhe për këtë shkak.

Institucioni i AKU është formalisht përgjegjës për sigurinë ushqimore në vend, dhe e kryen atë në mënyrën më të rëndomtë të mundshme, me metodikën e kontrolleve dhe gjobave.

Nervozizmi i Edi Ramës në takimin me autoritetet e AKU ishte i dukshëm, dhe të gjitha ato që thotë për metodat që ata përdorin, qëndrojnë.

Por garancia jonë ushqimore nuk vjen nga ndryshimi i drejtorëve. Edhe ata drejtorë që ishin, Edi Rama i vuri dhe ja ku doli, që nuk ka vënë të duhurit.

Problemi është se ai institucion duhet modernizuar për të ndjekur përgjegjësitë dhe për të penalizuar rëndë ata që abuzojnë.

Metoda më e mirë është krijimi i sistemit të gjurmimit të prodhimit. Çdo fshatar shqiptar që prodhon duhet të detyrohet të gjenerojë kodin e sigurisë ushqimore, që të jetë unik dhe i gjurmueshëm deri në konsumin përfundimtar. Çdokush që shet mish, qumësht, perime, fruta dhe gjithçka tjetër në vend, duhet që në momentin që e nxjerr atë në treg, të ketë të ngjitur një kod që identifikon prodhuesin deri në fund. Penalitetet për standartet duhet të jenë maksimale, të njëvlefshme me rastin e vrasjes së një personi fizikisht.

E njëjta gjë duhet bërë dhe me produktet ushqimore të importit.

Ideja është që inspektori i AKU të mos gjurmojë dyqanet, apo tregtarët për të marrë ndonjë lekë, por të gjurmojë shalqinin, luleshtrydhet, mishin apo perimet, të lexojë kodin, të bëjë analizat, dhe nëse rezulton e keqe, të çojë në ndjekje penale me burg afatgjatë ata që e kanë nxjerrë në treg atë produkt.

Vetëm kur përgjegjësia të shkojë tek prodhuesi i parë, ne do të shpëtojmë nga pasiguria ushqimore.

Shitësat nuk mund të verifikojnë cilësinë e produktit, nëse përgjegjësia për të, nuk shkon tek prodhuesi. Dhe për këtë, duhet doemos sistemi i gjurmimit në etiketën e mallit. Kjo, jo vetëm që formalizon fort tregun dhe nuk lejon prodhime në të zezë në treg, por mbi të gjitha rrit sigurinë ushqimore dhe identifikon armiqtë që na vrasin në heshtje përditë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Si u lidh politika shqiptare me "të fortët"
Previous article Brexit/ May: Kemi arritur progres për shkëputjen me BE

Editor

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT