• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËR PAK VITE/ Në Facebook do të ketë më shumë të vdekur se të gjallë
Home
Teknologji

PËR PAK VITE/ Në Facebook do të ketë më shumë të vdekur se të gjallë

2 May, 2019 k.autor Teknologji

Në 50 vitet e ardhshme, Facebook do të jetë si një varrëze virtuale, sepse numri i llogarive të personave që kanë ndërruar jetë do të jetë më i madh se i atyre që janë gjallë.

Sipas akademikëve në Universitetin e Oxford, deri në vitin 2069 të vdekurit do ti kenë kaluar në numër të gjallët.  Numri i profileve të personave që kanë ndërruar jetë është duke u rritur me një ritëm të frikshëm. Në 2012-ën, 8 vite pasi platfmorma dixhitale ishte krijuar, numri i të vdekurve në Facebook ishte 30 milionë.

Ndërkohë në ditët e sotme, rrjeti social ka më shumë se 2 miliardë përdorues dhe është llogaritur që pothuajse 8000 përdorues të tij vdesin çdo ditë. Bazuar në statistikat e vitit 2018, kërkuesit parashikojnë që numri i të vdekurve do të arrijë të paktën në 1.4 milardë ose maksimumi në 4.9 miliardë deri në fund të shekullit. Përgjatë viteve të fundit, rritja e kompanisë është frenuar drastikisht. Në skenarin më ekstrem, në të cilin platformës nuk do ti shtohet asnjë përdorues i ri, Facebook do të kthehet me të vërtetë në një varrezë deri në fund të shekullit. Dhe kjo përfshin vetëm llogaritë që do të kthehen në “përkujtimore” dixhitale, të cilën mund ta vizitojnë familja dhe miqtë dhe të kujtojnë jetën e të ndjerit.

Megjithatë, “pushtimi” i Facebook nga të vdekurit (fansat e Game of Thrones do ta kuptojnë referencën) ka dhe anën e vet pozitive. Kjo platformë do t’ju mbajë të gjallë në një farë mënyre pasi të ndërroni jetë, duke ruajtur kështu mendiemet tuaja, kujtimet dhe marrëdhëniet. Përfshirja jonë online do të ndryshojë mënyrën se si do të vdesim dhe mënyrën se si ata që do të lemë pas do të përballen me mungesën tonë.

Kujtojmë që Facebook prej disa kohësh, ka përmirësuar mënyrën se si duken profilet e atyre që ndërrojnë jetë dhe opsioni i kthimit të llogarisë në një “memorial”, i lejon të tjerët ti kujtojnë ata që kanë humbur në një mënyrë dinjitoze. Gjithashtu ky opsion nuk e bën të mundur që për shembull ti shkruani atyre, ti ftoni nëpër evente apo dhe të shfaqen paprirut në “feed”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJA RE DO JU HABISË/ Dafina Zeqiri ndryshon "look" drastikisht (FOTO)
Previous article OPOZITA BLLOKON SOT 12 AKSE/ Reagon zv.kryeministri: A është dakord presidenti me….?

k.autor

Postime të ngjashme

ZUCKERBERG SFIDON POLYMARKET/ Meta përgatit aplikacionin e ri të parashikimeve “Arena” Teknologji

ZUCKERBERG SFIDON POLYMARKET/ Meta përgatit aplikacionin e ri të parashikimeve “Arena”

EUROPA SHQYRTON NDALIMIN E MEDIAVE SOCIALE PËR TË MITURIT/ Ja vendet me përdorimin më problematik të tyre Teknologji

EUROPA SHQYRTON NDALIMIN E MEDIAVE SOCIALE PËR TË MITURIT/ Ja vendet me përdorimin më problematik të tyre

PASURIA E TIJ SHËNON REKORD HISTORIK/ Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë Teknologji

PASURIA E TIJ SHËNON REKORD HISTORIK/ Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT