Pasi mjeku i njohur, Gëzim Xhepa deklaroi se koronavirusi ka qenë në Shqipëri që prej datës datës 15-20 janar, ka reaguar ish-deputeti i PD Bardh Spahia.
Sipas Spahisë imazhet radiologjike të kryera nga doktor Renato Osmanaj që u pulikuan nga mjeku Xhepa kanë rrëzuar propagandën prej “shpetimtari” të kryeministrit Edi Rama lidhur me situatën e Covid-19.
Më tej ai e quan paaftësi të ISHP-se për të identifikuar rastet në fillim, ndërsa shton dhe hipotezën se nuk kanë dashur të prishin planet e kryeministrit.
“Ja se si rrezohet propaganda prej “shpëtimtari” e Edi Ramës me Covid-19. Tek infektivi, shenjat janë shfaqur që në mesin e muajit janar, siç duket nga ky kontroll imazherik i Dr.Renato Osmanaj.
Thjesht paaftësi e ISHP-se për të identifikuar një situatë që ishte e pritshme për shkak të shembullit të Kinës, apo bindje e verbër për të mos prishur planet politike të kryeministrit?”, thotë ndër të tjera Spahia.
Shkruan Bardh Spahia: Mashtrues apo i paafte, eksperimenti i edi rames me shqiptaret.
Ja se si rrezohet propaganda prej “shpetimtari” e Edi Rames me Covid-19. Tek infektivi, shenjat jane shfaqur qe ne mesin e muajit janar, sic duket nga ky kontroll imazherik i Dr.Renato Osmanaj.
Thjesht paaftesi e ISHP-se per te identifikuar nje situate qe ishte e pritshme per shkak te shembullit te Kines, apo bindje e verber per te mos prishur planet politike te kryeministrit?
Te dyja jane njelloj te renda, sepse tregojne se sa te pasigurt jane qytetaret me te tille individe qe paguhen per t’i mbrojtur, te paafte apo servile!
Njelloj si teatri mjeran i Edi Rames si “shpetimtar”, kur thjesht ka bere eksperimente me qytetaret e vet.
Nuk ka levizur as gishtin kur duhej te vepronte me shpejtesi, ndersa u merr frymen qytetareve tani me masa shtrenguese pa asnje plan!!!


