• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËR NJË FOTO U VRANË DY KUSHËRINJTË/ Zbardhet dëshmia e autorëve të vrasjes në Laç: Sherri nisi për…
Home
Breaking News

PËR NJË FOTO U VRANË DY KUSHËRINJTË/ Zbardhet dëshmia e autorëve të vrasjes në Laç: Sherri nisi për…

1 May, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Autorët e vrasjes së dy kushërinjve Jushi në Laç disa ditë më parë kanë rrëfyer arysen para hetuesve.

Viktimat dhe autorët ishin të njohur me njëri-tjetrin, dhe mësohet se debati në lokal ka nisur për një foto në rrjetet sociale.

“Nuk deshëm t’i vrasim kushërinjtë Jushi. Gjithçka ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër. Debatuam për ‘Facebook’, pastaj u përleshëm dhe situata doli jashtë kontrollit. Nxora pistoletën për t’i trembur, po në gjaknxehtësi e sipër nisa të qëlloja. Nuk kisha për qëllim t’i vrisja”, ka thënë para Policisë 23- vjeçari, Markel Bushi.

Ndërkohë që ende nuk dihet se cili nga tre personat e ndodhur në vendngjarja ka qëlluar me armë ndaj dy kushërinjve, për këtë po analizohen gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes.

Tre netë më parë dy kushërinjtë, Mikel dhe Joni Jushi u ekzekutuan me breshëri plumbash nga tre persona. Bëhet fjalë për dy vëllezërit Markel dhe Manuel Bushi (shkaku i sherrit) dhe personi tjetër i identifikuar si Vinçesk Bushi, me precedent penalë dhe kushëri i dy vëllezërve.

  

Pas një debati të nisur mes kushërinjve Jushi dhe Manuel Bushit, janë përfshirë edhe Markelit e Vinçesku. Konflikti ka agravuar dhe tre autorët kanë nxjerrë armët. Sapo kanë parë këtë gjë, viktimat kanë tentuar të largoheshin me vrap, por autorët i kanë ndjekur për rreth 100 metra Mikel dhe Erion Jushin duke i qëlluar me breshëri plumbash.

Autorët u vetëdorëzuan në polici ditën e djeshme pas negociateve që shefi i komisariatit të Kurbinit Erdit Rreçeku ka bërë me dajën e dy vëllezërve, duke i bindur ata që të dorëzohen dhe të përballen me drejtësinë.

Tashmë tre të rinjtë ndodhen në ambientet e komisariatit të Kurbinit në pritje për seancën e ditës së nesërme në Gjykatën e Kurbinit, ku edhe do të njihen me masën e sigurisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MORI ÇMIMIN E RËNDËSISHËM NË TURQI/ Morena Taraku i bën diss-in e rëndë ish-partnerit
Previous article MOS E LINI XHELOZINË T'JU SHKATËRROJË/ Mbroni lidhjen tuaj duke ndjekur këto 4 këshilla

F.autor

Postime të ngjashme

DHUNA NË PROTESTA/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin Aktualitet

DHUNA NË PROTESTA/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin

VRASJA E SHQIPTARIT NË SELANIK/ Arrestohet pas 6 vitesh 26-vjeçari nga Korça! Si u zbulua i kërkuari ndërkombëtar (EMRI) Aktualitet

VRASJA E SHQIPTARIT NË SELANIK/ Arrestohet pas 6 vitesh 26-vjeçari nga Korça! Si u zbulua i kërkuari ndërkombëtar (EMRI)

TRAGJIKE NË SHKODËR/ Makina del nga rruga dhe përplas për vdekje 67-vjeçaren në trotuar Aktualitet

TRAGJIKE NË SHKODËR/ Makina del nga rruga dhe përplas për vdekje 67-vjeçaren në trotuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT