• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PËR MUA ËSHTË HUMBJE DOZE…”/ Eksperti: Kush e ka kaluar Covid, i mbrojtur mbi 8 muaj. Nuk e ka të nevojshme vaksinën
Home
Breaking News

“PËR MUA ËSHTË HUMBJE DOZE…”/ Eksperti: Kush e ka kaluar Covid, i mbrojtur mbi 8 muaj. Nuk e ka të nevojshme vaksinën

13 January, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Eksperti Arban Domi mendon ndryshe nga Silva Bino, kur vjen puna tek pyetja nëse dikush që e ka kaluar Covid duhet ta bëjë ose jo vaksinën. Në një lidhje me “Opinion”, Domi shprehet se një person që e ka kaluar virusin ka imunitet edhe pas 8 muajsh, për këtë arsye ai thotë se nuk është e nevojshme bërja e vaksinës. Madje ai shprehet se në kushtet kur numrat e vaksinës janë të kufizuara, nuk është etike dhe as morale që dikush ta bëjë atë.

Herën e fundit që ju kam pyetur keni thënë se ata që e kanë kaluar Covid-in është mirë që të mos e bëjnë vaksinën. I qëndroni kësaj ideje?

“Le ta sqarojmë me saktësi për publikun. Ai që e ka kaluar Covidin nuk është e nevojshme ta bëjë. Herën e fundit që kemi biseduar, nuk kishim shumë të dhëna dhe mendoja se do ishte 3 deri në 6 muaj minimumi, pasi e ka kaluar. Ka kaluar disa kohë nga biseda e fundit që kemi pasur dhe të dhënat e fundit, të jo më shumë se 1 apo 2 javë me parë, kanë treguar që edhe pas 8 muajsh sistemi i imunitar mbrojtës është i nivelit teorikisht të mjaftueshëm”.

Sipas mjekut, “prova më e madhe, që është shumë domethënëse, është që të infektuar në botë janë rreth 10 milion. Riinfektimet janë me gishtat e dorë dhe ky është testi klinik më i mirë për të thënë që ata që janë infektuar nuk riinfektohen. Por nuk ka asnjë gjë të keqe për ta ribërë”.

Domi thotë që nuk ka komplikacion nëse dikush që e ka kaluar Covid e bën vaksinën, por sipas tij ajo nuk është e nevojshme.

“Në kushtet aktuale kur numrat janë shumë të kufizuar, për mua është një humbje e dozës që ta bëjë dikush që e ka kaluar. Edhe nga ana etike dhe nga ana morale nuk është e nevojshme…”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Bashkimi Europian: Vaksinat janë shumë të sigurta, po monitorojmë efektet anësore
Previous article EDHE YOUTUBE KUNDËR TRUMP/ I pezullon kanalin për shtatë ditë

s.autor

Postime të ngjashme

EKZELUTIMI NË BELGJIKË/ Si u vra Bledar Muça, lidhjet me botën e krimit shqiptar... Aktualitet

EKZELUTIMI NË BELGJIKË/ Si u vra Bledar Muça, lidhjet me botën e krimit shqiptar...

TRAGJEDIA NË LUMIN DRIN/ Policia jep DETAJET: Ja si u mbyt 7-vjeçarja Aktualitet

TRAGJEDIA NË LUMIN DRIN/ Policia jep DETAJET: Ja si u mbyt 7-vjeçarja

TRAFIKANTI SHQIPTAR MBAN PEG PËR 10 DITË SHOFERIN NË SPANJË/ Humbi 500 kg kokainë me vlerë 30 milionë euro Aktualitet

TRAFIKANTI SHQIPTAR MBAN PEG PËR 10 DITË SHOFERIN NË SPANJË/ Humbi 500 kg kokainë me vlerë 30 milionë euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT