• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Për herë të parë mamografia në Dibër, Manastirliu: Investojmë 4.5 mln € për spitalet rajonale
Home
Sociale

Për herë të parë mamografia në Dibër, Manastirliu: Investojmë 4.5 mln € për spitalet rajonale

12 May, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Shërbimi i mamografisë për diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit për gratë ofrohet për herë të parë në spitalin rajonal të Dibrës, me instalimin e aparaturës së re të mamografisë në këtë spital. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu pa nga afër investimet në aparatura që kanë përmirësuar shërbimet për banorët e kësaj zone.

Mamografia vendoset për herë të parë, grafia e re sapo është instaluar dhe një sërë pajisjesh të tjera si eko, inkubatorë etj. me vlerë rreth 280 mijë euro që po instalohen në spitalin rajonal të Dibrës, përmirësojnë ndjeshëm diagnostikimin e sëmundjeve, duke bërë që shumë shërbime që pacientët detyroheshin t’I merrnin në Tiranë, sot mund t’i marrin afër vendbanimit të tyre.

Ogerta Manastirliu, Ministrja e Shëndetësisë
Investimet në aparatura të teknologjisë së lartë po realizohen në cdo spital rajonal.

Kemi nisur tashmë programin tonë për fuqizimin e spitaleve rajonale ku po investohen vetëm për aparatura të reja biomjekësore 4.5 milion euro që padyshim përmirësojnë dhe zgjerojnë shërbimet për qytetarët.

Ogerta Manastirliu, Ministrja e Shëndetësisë
Duke u ndalur te plotësimi I nevojave me mjekë, Ministrja u shpreh:

Tre mjekë të specializuar kanë pranuar të vijnë të punojnë në spitalin e Dibrës përkundrejt pagesës së bonusit që ofrohet nga qeveria. Një mjeke e re nefrologe i është bashkuar stafit të mjekëve të specializuar të këtij spitali, duke ofruar një shërbim që deri para pak javësh nuk ofrohej në këtë spital, për të sëmurët me veshka.

Po mbulojmë edhe shërbime që më parë kishin mjaft problematika, si anestezi-reanimacion apo obsetrikë-gjinekologji. Paralelisht vijojmë me programin e patronazhit, ku mjekë nga spitalet e Tiranës po kryejnë vizita të specializuara apo edhe ndërhyrje kirurgjikale sipas një grafiku të caktuar këtu në Peshkopi dhe në ato spitale ku ka nevoja për mjekë të specializuar.

13 mjekë me bonus po ofrojnë aktualisht shërbim në spitalet rajonale, si në Korçë, Gjirokastër, Kukës, Dibër, Berat, etj. 17 mjekë të rinj që sapo janë specializuar janë punësuar gjatë muajit të fundit në spitalet rajonale.

Me programin e patronazhit, 5780 pacientë kanë kryer vizita të specializuara apo intervente kirurgjikale në spitalet rajonale nga mjekët e spitaleve të Tiranës.

Objektivi ynë është të përmirësojmë dhe zgjerojmë shërbimet shëndetësore në mënyrë që qytetarët t’i kenë këto shërbime aty ku jetojnë. Modelin që ngritëm në QSUT do ta shtrijmë në të gjithë spitalet e vendit.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tottenhami në alarm/ “Harry Kane duhet të shitet...”
Previous article Heynckes: Nuk kam moshë për të, dua ta shmang “dushin e birrës”…

F.autor

Postime të ngjashme

ARSIMI PARAUNIVERSITAR/ Zbardhet udhëzimi i përbashkët për sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, datat e provimeve dhe kriteret e pjesëmarrjes Aktualitet

ARSIMI PARAUNIVERSITAR/ Zbardhet udhëzimi i përbashkët për sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, datat e provimeve dhe kriteret e pjesëmarrjes

ZJARRI U AFROHET SHTËPIVE/ Nis evakuimi i banorëve në lagjen Abaze në Krujë, rifillon ndërhyrja nga ajri Aktualitet

ZJARRI U AFROHET SHTËPIVE/ Nis evakuimi i banorëve në lagjen Abaze në Krujë, rifillon ndërhyrja nga ajri

EMRI! Plagoset rëndë pushuesi në Vlorë, u hodh nga shkëmbi në det dhe... Aktualitet

EMRI! Plagoset rëndë pushuesi në Vlorë, u hodh nga shkëmbi në det dhe...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT