• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËR HERË TË PARË/ Kryhet transplanti i indit të mushkërive nga donatorë të gjallë te një e mbijetuar e Covid
Home
Nderkombetare

PËR HERË TË PARË/ Kryhet transplanti i indit të mushkërive nga donatorë të gjallë te një e mbijetuar e Covid

9 April, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Për herë të parë një pacientit të infektuar me llojin e ri të coronavirusit (Covid-19) iu bë transplanti i indit të mushkërive nga donatorët e gjallë.

Një grua japoneze, mushkëritë e së cilës u dëmtuan rëndë pasi u infektua me COVID-19, iu nënshtrua një operacioni që mjekët thonë se është transplantimi i parë i mushkërive të marra nga donatorë (dhurues) të gjallë.

Spitali Universitar i Kyotos tha se gruaja iu nënshtrua një operacioni që zgjati 11 orë dhe u krye nga një ekip mjekësor prej 30 personash të mërkurën, ku u transplantuan indet e mushkërive nga burri dhe djali i saj.

Disa njerëz i janë nënshtruar transplantit të mushkërive si mënyrë për të përmirësuar shëndetin pas infektimit me Covid, por mjekët japonezë thonë se ky ishte transplanti i parë ku indet e mushkërive u morën nga donatorë të gjallë.

Dr. Hiroshi Date, një kirurg torakal që drejtoi operacionin, tha se ky transplant i jep shpresë pacientëve që vuajnë nga dëmtimi i rëndë i mushkërive për shkak të COVID-19.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

“Ne vërtetuam se tani kemi një mundësi të transplantimit të mushkërive (nga dhuruesit e gjallë),” tha ai në një konferencë shtypi.

Pacientja u infektua me Covid-19 në fund të vitit të kaluar dhe kaloi muaj duke jetuar në gjendje kritike dhe me një pajisje që funksiononte si mushkëri artificiale, sipas Spitalit Universitar të Kiotos. Covid-19 i shkaktoi aq shumë dëmtime në mushkëri, saqë ato ishin më funksionale dhe asaj iu desh një transplant për të jetuar.

Bashkëshorti dhe djali u ofruan që të dhurojnë pjesë të mushkërive të tyre. Transplantet nga donatorët, truri i të cilëve konsiderohet “i vdekur” nga mjekët janë të rralla në Japoni, ndërsa donatorët e gjallë konsiderohen si një opsion më i mirë, sipas deklaratës së spitalit. Burri dhe djali janë në gjendje të qëndrueshme, ndërsa gruaja në kujdes intensiv. Pritet që të largohet nga spitali pas dy muajsh.

Muajin e kaluar, kirurgët amerikanë kryen një transplant të mushkërive të konsideruar si “Covid to Covid”, duke përdorur mushkëritë nga një donator i cili u shërua nga Covid-19, por vdiq nga një shkak tjetër, për një pacient në të 60-at, mushkëritë e të cilit u dëmtuan nga sëmundja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPËTOJNË PËR MREKULLI DY PILOTËT/ Aeroplani ushtarak turk rrëzohet gjatë stërvitjes dhe përfundon në det (VIDEO)
Previous article I INFEKTUAR ME COVID-19/ Ndërron jetë një nga mjekët më të mirë korçarë, djali i doktorit të njohur Spiro Polena

Delo.autor

Postime të ngjashme

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache Botë

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin Botë

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT