• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËR HERË TË PARË JASHTË QELISË QË PREJ 10 SHKURTIT/ Erion Veliaj paraqitet sot në Gjykatën Kushtetuese për të kundërshtuar shkarkimin
Home
Breaking News

PËR HERË TË PARË JASHTË QELISË QË PREJ 10 SHKURTIT/ Erion Veliaj paraqitet sot në Gjykatën Kushtetuese për të kundërshtuar shkarkimin

31 October, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, do të jetë sot i pranishëm në seancën publike që do të zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese, ku do të shqyrtohet ankimi i tij ndaj vendimit të qeverisë për shkarkimin nga detyra.

Më 9 tetor, Gjykata Kushtetuese i ka dërguar një shkresë Veliajt, në cilësinë e palës në proces, duke e pyetur nëse dëshironte të merrte pjesë personalisht në seancë. Më 13 tetor, gjykata ka njoftuar gjithashtu Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, duke e informuar për datën dhe orën e zhvillimit të seancës plenare publike, si dhe për marrjen e masave të nevojshme në rast se Veliaj do të shprehte vullnetin për të qenë i pranishëm.

Erion Veliaj ka paraqitur ankim në Gjykatën Kushtetuese më 25 shtator, kundër vendimit të qeverisë për shkarkimin e tij, vendim i cili ishte propozuar më parë nga Këshilli Bashkiak i Tiranës. Më 1 tetor, Presidenti Bajram Begaj dekretoi zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryebashkiakun e Tiranës, por ky dekret u pezullua nga Gjykata Kushtetuese me një vendim të përkohshëm, derisa të jepet vendimi përfundimtar mbi çështjen e shkarkimit të Veliajt.

Kjo do të jetë hera e parë që Veliaj lë qelinë e paraburgimit, prej arrestimit të tij në 10 shkurt të këtij viti. Ai u arrestua pasi Gjykata e Posaçme firmosi masën e arrestit me burg të kërkuar më parë nga SPAK për vepra penale të korrupsionit, i kryer nëntë herë në bashkëpunim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLETËTHIRRJA E DYTË/ SPAK i kërkon Belinda Ballukut të paraqitet sot për t’u njohur me akuzat
Previous article KUVEND/ Berisha tenton të vendosë foton e Ramës dhe McGonigal, Gogu e rrëzon me një të fryrë

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJE NGA TRAGJEDIA NË SHKODËR/ Trupat u zbuluan nën rrënojat e banesës së djegur, familja sapo ishte kthyer nga Gjermania Aktualitet

DETAJE NGA TRAGJEDIA NË SHKODËR/ Trupat u zbuluan nën rrënojat e banesës së djegur, familja sapo ishte kthyer nga Gjermania

TRAGJEDI NË SHKODËR/ Banesa shkrumbohet nga flakët në Postribë, humbin jetën nëna me dy fëmijët e mitur Aktualitet

TRAGJEDI NË SHKODËR/ Banesa shkrumbohet nga flakët në Postribë, humbin jetën nëna me dy fëmijët e mitur

DOSJA E TUNELIT TË LLOGARASË/ Zgjaten me 3 muaj hetimet për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin Aktualitet

DOSJA E TUNELIT TË LLOGARASË/ Zgjaten me 3 muaj hetimet për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT