• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËR DISA MUAJ/ Parlamenti britanik voton sot për shtyrjen e “Brexit”
Home
Nderkombetare

PËR DISA MUAJ/ Parlamenti britanik voton sot për shtyrjen e “Brexit”

14 March, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Britania e Madhe përgatitet sot që të mbajë një tjetër votim vendimtar në parlament, ku ligjvënësit do të pyeten nëse e pranojnë shtyrjen me disa muaj të procesit Brexit. Në dy ditët e mëparshme, deputetët në shumicë i kanë hedhur poshtë propozimet e qeverisë. Opozita kërkon tanimë që parlamenti të marrë nën kontroll negociatat për Brexit. Parlamenti britanik sërish e ka refuzuar një propozim të kryeministres Tereza Mej për ta nxjerrë vendin nga Bashkimi Europian edhe pa një marrëveshje-kornizë.

Ky vendim i ka hapur rrugën një tjetër votimi që do të mbahet mbrëmjen e sotme, ku deputetët do të duhet të votojnë për shtyrjen me disa muaj të procesit të Brexit. Mocioni i parashtruar nga konservatorët u kundërshtua të mërkurën me vetëm katër vota më shumë nga 312 ligjvënës të opozitës dhe maxhorancës politike. Propozimi nuk është ligjërisht i detyrueshëm, ndaj qeveria përsëri mund ta largojë vendin nga unioni në datën 29 mars.

Kryeministrja Mej apeloi deputetët se kanë ende mundësi që ta mbështetin marrëveshjen e saj fillestare me Bashkimin Europian brenda datës 20 mars. Kjo, sipas saj, do të shmangte zgjatjen e procesit përtej muajit majit dhe futjen e pashmangshme ne zgjedhjet parlamentare që BE ka planifikuar në atë periudhë. Lideri laburist i opozitës, Xheremi Korbin, tha se parlamenti për të disatën herë vijon të kundërshtojë propozimet e kabinetit.

Ai propozoi që negociatat për Brexit tanimë të udhëhiqen nga parlamenti, dhe u zotua që partia e tij të punojë në mënyrë bipartizane për të siguruar një zgjidhje të ngërçit. Edhe Komisioni Europian reagoi të mërkurën pas votimit parlamentar. Organi ekzekutiv i Europës tha se përjashtimi i Brexit pa marrëveshje është hapi i duhur por jo i mjaftueshëm, dhe se ajo për të cilën ligjvënësit britanikë duhet të bien dakord është vetëm marrëveshja që BE ka propozuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËRPLASI MAKINA NË KORÇË/ Vdes gruaja pas 6 ditësh, NUK i mbijetoi... (EMRI)
Previous article PËRFORCIMET TEK "DJAJTË E KUQ"/ Solskjaer kërkon 4 lojtarë për sezonin e ardhshëm, ja emrat e bujshëm

k.autor

Postime të ngjashme

ALARM NË MOSKË/ FSB nxjerr detajet e planit të Ukrainës me dronë ndaj aeroporteve ushtarake Botë

ALARM NË MOSKË/ FSB nxjerr detajet e planit të Ukrainës me dronë ndaj aeroporteve ushtarake

PËR HERË TË PARË/ SHBA-të përdorin dronë detarë në luftimet kundër Iranit Botë

PËR HERË TË PARË/ SHBA-të përdorin dronë detarë në luftimet kundër Iranit

"SHBA PO MERR KONTROLLIN E NGUSHTICËS SË HORMUZIT"/ Trump: Do të paguhemi që ta ruajmë atë Botë

"SHBA PO MERR KONTROLLIN E NGUSHTICËS SË HORMUZIT"/ Trump: Do të paguhemi që ta ruajmë atë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT