Në vend që të dendesh në sheqer, ngushëllimin gjeje te muzika. Çohu, ndize një të shkretë muzikë, ritmike që të mos keqkuptohemi dhe tundu e shkundu për qejfin tënd. Nxirre atë dreq të keqe jashtë!
Alo? Të dua shumë!
Përdore njëherë në jetë celularin për diçka me vlerë. Telefono njerëzit e dashur dhe tregoju sa shumë i do e si ndihesh. Një bisedë me ta do të të bëjë mirë.
Vraaaap
Kur e sheh se ende gjërat s’po marrin për mirë atëherë vrapo. Lëvize prapanicën dhe merr pak ajër të pastër.
Masturbohu
Lumturia nis nga ti vetë, ndaj se i fal ca momente kënaqësie vetes nuk bën keq.
Selfie
Nëse ke mbetur vetëm dhe nuk ke me kë del apo flet, ne po të japim një ide: lyhu, vishu, adhuro veten para pasqyrës dhe shkrep ca foto të mira. Mërzitja do të kalojë si me magji!


