• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PËR ÇDO KARRIGE NË TROTUAR MBILL NJË PEMË”/ Rregulli i ri për baret, restorantet dhe hotelet
Home
Aktualitet
Kronikë

“PËR ÇDO KARRIGE NË TROTUAR MBILL NJË PEMË”/ Rregulli i ri për baret, restorantet dhe hotelet

26 March, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Baret, restorantet dhe hotelet do të mund të përdorin deri në 25% të trotuarit për vendosjen e tavolinave dhe karrigeve, por tashmë kjo do të vijë me një kusht të ri: për çdo karrige të vendosur, biznesi duhet të mbjellë një pemë.

Ky detyrim është pjesë e një rregulloreje të re për shfrytëzimin e hapësirave publike.

Leja për përdorimin e trotuarit do të konsiderohet e vlefshme vetëm pasi subjekti të ketë dokumentuar mbjelljen e pemëve dhe të ketë përmbushur të gjitha detyrimet financiare.

Rregullat e reja kërkojnë gjithashtu që të mos bllokohet kalimi i qytetarëve. Duhet të lihet gjithmonë një hapësirë e lirë prej të paktën 2 metrash për këmbësorët.

Ndalohet vendosja e pengesave si barriera, vazo, tapete apo struktura mbi hapësirat e gjelbëruara. Po ashtu, nuk lejohen zgarat në trotuar pa sistem aspirimi.

Lejet do të jepen nga bashkitë përmes aplikimit online dhe do të kenë afat deri në 2 vite, me mundësi rinovimi. Për aktivitete të përkohshme, leja mund të jepet deri në 30 ditë.

Në rast shkeljesh, bizneset fillimisht paralajmërohen për t’i korrigjuar brenda pak ditësh. Nëse nuk respektojnë rregullat, mund të përballen me gjoba të larta dhe deri në heqjen e lejes për përdorimin e hapësirës publike.

Pjesë nga projektvendimi:

Për rastet kur parashikohet vendosja e karrigeve, subjekti është i detyruar të mbjellë një pemë për çdo karrige të vendosur. Leja konsiderohet e vlefshme vetëm pas dokumentimit zyrtar të mbjelljes së pemëve dhe përmbushjes së plotë të detyrimeve tatimore dhe financiare përkatëse.

Gjithashtu, rregullorja përcakton se:

Shfrytëzimi i trotuareve lejohet deri në 25% të gjerësisë së tyre, duke garantuar një hapësirë të lirë prej të paktën 2 metrash për lëvizjen e këmbësorëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "UROJ TË BËNI HISTORI"/ Rita Ora mbështet dy ekipet kombëtare për kualifikim në Kupën e Botës
Previous article E PËSON KEQ/ Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 20-vjeçari në Dibër

s.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme Aktualitet

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa… Aktualitet

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa…

ZHVATI 50 MILIONË EURO PËRMES MASHTRIMIT NË CALL CENTER/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Merxhan Çelikun Aktualitet

ZHVATI 50 MILIONË EURO PËRMES MASHTRIMIT NË CALL CENTER/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Merxhan Çelikun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT