• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PËR ARRITJEN E NJË MARRËVESHJE…”/ Biden: Normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi kërkon kompromise të vështira
Home
Rajon

“PËR ARRITJEN E NJË MARRËVESHJE…”/ Biden: Normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi kërkon kompromise të vështira

21 April, 2021 s.autor Rajon

Presidenti i SHBA-së Biden u shpreh në një letër dërguar Presidentes së Kosovës, se SHBA-ja mbështet vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi dhe njohjen reciproke.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, në një letër dërguar Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë se “SHBA-ja mbështet vazhdimin e dialogut të Kosovës me Serbinë dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, e cila do të përqendrohej në njohjen reciproke”. Në këtë linjë Biden thotë se për sigurimin e paqes së qëndrueshme nevojitet dialog produktiv ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Fleksibilitet dhe kompromise të vështira

Sipas presidentit amerikan rruga për arritjen e këtij qëllimi është e vështirë dhe kërkohet fleksibilitet. “Normalizimi i raporteve me Serbinë është thelbësor për Kosovën për të realizuar në plotni potencialin e saj dhe për integrimin e plotë në institucionet euro-atlantike. E di që gjatë rrugës për arritjen e këtij qëllimi, kërkohet , dhe Shtetet e Bashkuara do të jenë partner i juaji në çdo hap”, thotë Joe Biden.

Partneritet i rrënjosur

Presidenti i SHBA-së më tej në letër shkruan se “partneriteti mes dy vendeve është i rrënjosur në vlera të përbashkëta, duke theksuar se do të punojë me Presidenten Osmani për prioritetet që kanë të bëjnë me forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit, mbrojtjen e të drejtave të pakicave dhe bashkësive fetare, rimëkëmbjen nga pasojat e pandemisë Covid-19, zhvillimin ekonomik si dhe sigurimin e të ardhmes së qëndrueshme energjetike”.

US Vizepräsident Biden zu Besuch in Serbien

Biden: Normalizimi i raporteve me Serbinë është thelbësor për Kosovën

Presidenti Biden në letrën e tij, ka përmendur marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve duke vënë theksin edhe te raporti personal i familjes Biden me Kosovën. Në këtë linjë Presidenti amerikan ka përmendur të birin e tij Beau, i cili ka shërbyer në Kosovë në kuadër të forcave paqeruajtëse amerikane, siç thuhet në letër për “avancimin e paqes, si dhe sundimit të rendit e ligjit”.

Edhe BE kërkon vazhdim të shpejtë të dialogut

Një javë më parë ndërkaq, edhe Komisionieri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Varhelyi, i shkroi një letër kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në të cilën i kërkoi vazhdim të shpejtë të dialogut me Serbinë. Sipas Varhelyi, kthimi i perspektivës evropiane në realitet për Kosovën kërkon vazhdim të shpejtë të dialogut me Serbinë dhe normalizim raportesh mes dy vendeve.

Kthimi i perspektivës evropiane të Kosovës në realitet për qytetarët e saj kërkon po ashtu vazhdim të shpejtë të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, mes Beogradit dhe Prishtinës dhe marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizim të raporteve me Serbinë. Kjo është thelbësore për rrugën evropiane të Kosovës dhe të Serbisë dhe për përmirësim të bashkëpunimit rajonal”, shkroi në letër Varhelyi.

Kurti: I gatshëm për dialog me Serbinë, por jo prioritet

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nga ana e tij, disa herë e ka potencuar se ai është i gatshëm për dialog me Serbinë, por nuk e ka ndër prioritet e tij. Prioritetpër të është përballja me pandeminë, drejtësinë dhe mirëqenien sociale. Por, Bashkimi Evropian dialogun me Serbinë e sheh si prioritet për punët e jashtme të Kosovës. Kështu ka deklaruar zëdhënësi i BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano.

Bildkombo Albin Kurti und Aleksandar Vucic

Albin Kurti është i gatshëm për dialog me Serbinë, por nuk e ka prioritet.

“Kur bëhet fjalë për prioritetet e Qeverisë, nuk ka konkurrencë në mes prioriteteve individuale. Prioritetet e brendshme të Kurtit janë shumë të rëndësishme. Por, në të njëjtën kohë dialogu është prioriteti më i rëndësishëm i politikës së jashtme të Kosovës dhe nuk duhet të shihet si i ndarë apo që nuk përputhet me prioritetet tjera që i ka përmendur kryeministri”, ka thënë Peter Stano. Sipas tij, “BE-ja dhe shtetet anëtare presin që autoritetet e reja në Prishtinë të angazhohen në mënyrë konstruktive me qëllim vazhdimin e takimeve në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të shfrytëzojnë mundësinë që kanë përpara tyre për të sjellë këtë proces të rëndësishëm në një përfundim të suksesshëm”.

Sidoqoftë, i ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Mirosllav Lajçak, në vizitën e tij të fundit në Prishtinë në fillim të marsit pati thënë se ai pret që marrëveshja Kosovë-Serbi të arrihet gjatë qeverisjes së Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit. Sipas tij, nuk ka asnjë pengesë që një marrëveshje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi të arrihet edhe brenda muajsh.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PAPRITUR/ Melisa sapo e pranoi me këtë FOTO lidhjen me Andin: E ti po m´don...
Previous article ZGJEDHJET E 25 PRILLIT/ ”Washington Post”: Rama kërkon ta shndërrojë Shqipërinë në kampione të turizmit

s.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT