• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËR 31 VITE ISHTE HARRUAR NË BANKËN E ITALISË/ Thesari i bandës së drogës i kthehet shtetit
Home
Nderkombetare

PËR 31 VITE ISHTE HARRUAR NË BANKËN E ITALISË/ Thesari i bandës së drogës i kthehet shtetit

11 August, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Përshtatur në shqip, artikull i Corriere Della Sera

Duket sikur çmontimi i një organizate kriminale italo-turke të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe në pastrimin e parave të pista të ishte më i lehtë në vitin 1994, sesa përpjekja për t’i kaluar ato më në fund në arkën publike (gjatë 31 viteve që pasuan). Vlerë që sot kap më shumë se gjysmë milioni eurosh. Një shumë që teorikisht ishte konfiskuar që atëherë.

Aq sa u desh nisma personale e dy ushtarakëve të Guardia di Finanza për t’i kthyer ato para në para të gatshme dhe për t’ia kaluar realisht Shtetit, që ndoshta me ato para mund të forcojë një linjë transporti publik apo të ndërtojë një çerdhe, pa i imagjinuar fare qytetarët përfitues historinë e çuditshme të këtyre pasurive.

Në atë kohë, në  vitin 1994, ky hetim i Prokurorisë Antimafia të Milanos, i udhëhequr nga njëra prej prokuroreve më të njohura për aftësitë hetimore në trafikun ndërkombëtar të drogës (Francesca Marcelli), kishte bërë bujë për ngjarjet sikur të ishin pjesë e një filmi, të cilat i mundësuan njësisë “Gico” të Gardës së Financës të futej në një bandë trafikantësh turq dhe italianë.

Sekuestrime droge, procese gjyqësore, dënime: i gjithë procesi kishte ndodhur që atëherë. Pothuajse i gjithë. Sepse për disa shuma parash cash, konkretisht (41 mijë e 740 dollarë amerikanë dhe 139 mijë e 500 marka gjermane) konfiskimi gjyqësor ishte urdhëruar formalisht, por në praktikë nuk ishte ekzekutuar, dhe këto valuta kishin mbetur aty, duke marrë pluhur, thuajse të harruara brenda pakove të vulosura që nga viti 1994 dhe më pas të ruajtura për dekada në kasafortën e selisë së Bankës së Italisë në Milano, në sheshin Cordusio.

Kur disa muaj më parë njërit prej ushtarakëve i zë syri etiketën e pakove, ai kujtohet se ai numër procesi ishte pikërisht ai i hetimit antidrogë ku kishte marrë pjesë edhe vetë. Paketat hapen, dhe shfaqen sërish dollarët dhe markat gjermane që kishin qëndruar aty për tri dekada.

Me dollarët nuk kishte problem, ata kishin ende vlerë ligjore, mund të përdoren menjëherë dhe është e lehtë t’i kalosh në Fondin e Vetëm të Drejtësisë (FUG), institucioni ku që prej vitit 2008 kalojnë të gjitha pasuritë dhe vlerat e sekuestruara nga hetimet. Por për markat, që nuk ekzistojnë më, çfarë bëhet? Janë para të humbura? Po të ishin lireta italiane, po. Sepse që nga data 28 shkurt 2012 nuk mund të konvertohen më në Bankën e Italisë. Por Gjermania ka mbetur shumë e lidhur me monedhën e saj të dikurshme, dhe megjithëse kanë kaluar shumë vite nga kalimi në euro në vitin 1999, Banka Qendrore e Republikës Federale të Gjermanisë ende bën konvertimin e markave të vjetra në euro.

Kështu nis një komunikim (në mënyrën e vet të ndërlikuar) përmes të cilit, me ndihmën e funksionarëve të selisë së Bankës së Italisë në Milano dhe me autorizimin e zëvendësprokurorit Eugenio Fusco, kapitenja Mariagrazia Ponziano dhe nënkoloneli Stefano Muratore, ushtarakë të njësisë “Gico“, udhëtuan në Frankfurt në zyrat e Bundesbank për të kthyer markat e sekuestruara në euro, të cilat më në fund i kaluan (së bashku me dollarët dhe disa bizhuteri) FUG. Tridhjetë e një vjet pas konfiskimit të tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT I TREFISHTË NË TUNELIN E "RRUGËS SË ARBRIT"/ Plagosen motër e vëlla! Shkak parakalimi i gabuar
Previous article SITUATË EMERGJENTE NË PYJET E GRAMSHIT/ Terreni i thepisur vështirëson vënien nën kontroll të flakëve

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT