• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
PENSIONET/ Qeveria fal detyrimet për dy kategori, kush përfiton
Home
Ekonomi

PENSIONET/ Qeveria fal detyrimet për dy kategori, kush përfiton

24 May, 2018 Redaktor2 Ekonomi

Qeveria ka miratuar vendimin për faljen e detyrimeve nga pensionet për minatorët dhe invalidët. Në vendimin e miratuar nga Këshilli i Ministrave, thuhet se falen të gjitha detyrimet për minatorët të cilët kanë qënë të punësuar dhe kanë marrë pension njëkohësisht.

Këta pensionistë i paguanin ISSH një detyrim, të cilin qeveria ka vendosur t’jua falë. Gjithashtu detyrimet u janë falur edhe invalidëve, të cilët gjithashtu kishin detyrime për të paguar tek Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Të gjithë personat që kanë punuar njëkohësisht kur merrnin pension, nuk do të paguajnë më detyrime te Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Vendimi i qeverisë

Procedurën e faljes së detyrimeve për subjektet e ligjit nr.72/2017, “për faljen e detyrimeve ndaj fondit të sigurimeve shoqërore të personave në pension invaliditeti dhe të pensioneve për minatorët. ISSH të evidentojë në kartelë të veçantë financiare dhe të çregjistrojë në kontabilitet shumën e detyrimit të mbetur më 31.12.2016 të çdo pensionisti në pension invaliditeti apo si ish-punonjës nëntoke, e cila falet sipas përcaktimeve në nenet 1 e 2, të ligjit nr.72/2017, “Për faljen e detyrimeve ndaj fondit të sigurimeve shoqërore të personave në pension invaliditeti, sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të personave në pension, sipas ligjit nr.150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë”.

b) të evidentojë në kartelë të veçantë financiare shumat që pensionistët debitorë kanë paguar në periudhën nga 1.1.2017 deri në datën e hyrjes në fuqi të ligjit nr.72/2017, të cilat i përkasin likuidimit të detyrimeve të krijuara deri në datën 1.1.2017, të cilat janë falur, sipas dispozitave të ligjit nr.72/2017, dhe të bëjë kthimin e tyre për llogari të çdo përfituesi. Falja dhe kthimi i shumave të detyrimit të falur, por të paguara, bëhet me vendim të nëpunësit autorizues dhe të nëpunësit zbatues të Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore dhe jepet evidentim apo pagesë në sistemin informatik të përfitimeve të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Rregullshmëria e vendimeve të drejtorive rajonale të sigurimeve shoqërore lidhur me evidentimin e detyrimeve të falura sipas dispozitave të ligjit nr.72/2017, si dhe të shumave të detyrimeve të paguara për t’u kthyer, të jetë objekt i veçantë auditimi nga auditi i brendshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Rezultatet e auditimit t’i njoftohen ministrit të Financave dhe Ekonomisë. Efektet financiare, në shumën 9 352 000 lekë, të nevojshme për kthimin e shumave të detyrimeve të paguara nga përfituesit për periudhën janar–maj 2017, të përballohen nga buxheti i sigurimeve shoqërore të vitit 2018.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Flirtoni shumë? Ja se çfarë duhet të kemi parasysh që të jemi të suksesshëm për t'i bërë të tjerët për vete...
Previous article Qetësohen gjakrat me ON Records? Mozzik rikthen “MADAM” dhe mund ta dëgjoni këtu! (VIDEO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin Ekonomi

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË/ Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës Ekonomi

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË/ Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT