• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Pensionet, makinat dhe taksat, sot afati i fundit. Ja si të përfitoni nga amnistia
Home
Sociale

Pensionet, makinat dhe taksat, sot afati i fundit. Ja si të përfitoni nga amnistia

30 December, 2017 k.autor Aktualitet, Sociale

Qytetarët dhe bizneset kanë sot mundësinë e fundit të përfitojnë faljen e gjobave dhe kamatëvonesave nga ligji i amnistisë për makinat, sigurimet shoqërore për pension dhe taksat e biznesit.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kujtoi qytetarët dhe tatimpaguesit se 30 dhjetori 2017 është dita e fundit e zbatimit të ligjit të faljes dhe se administrata tatimore punon me orar të plotë. Administrata tatimore sqaron edhe një herë se kusht për të përfituar falje të gjobave dhe kamatëvonesave është pagesa e detyrimeve për periudhën 1 janar 2011 deri në 31 dhjetor 2014.

“Ju kujtojmë se data 30 dhjetor 2017 është dita e fundit e zbatimit të Ligjit nr. 33/2017 ‘Për pagesën dhe fshirjen/shuarjen e detyrimeve tatimore, detyrimeve të pagueshme në doganë, si dhe procedurën e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes/shuarjes së detyrimeve tatimore’, për këtë qëllim administrata tatimore do të punojë me orar të plotë zyrtar në të gjithë territorin.

Administrata tatimore ju fton të shfrytëzoni mundësinë e fundit për të përfituar nga falja e gjobave dhe kamatëvonesave, duke paguar më parë detyrimin tatimor (principalin e tatimit)”, thuhet në njoftimin e publikuar dje nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Gazeta boton edhe një herë procedurat dhe dokumentet që duhet të paraqesin qytetarët për të përfituar nga ligji i faljes.

PENSIONET

Të gjithë të vetëpunësuarit në qytet dhe fshat kanë edhe sot afat për të përfituar falje të gjobave dhe kamatëvonesave nëse paguajnë të plotë kontributin e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të 5 viteve të fundit. Për këtë kategori, falen gjobat për periudhën nga 1 janari 2011 deri në 31 dhjetor 2016 nëse paguhet i plotë kontributi për të përfituar pension.

Pra, e thënë me thjeshtë për t’u kuptuar nga qytetarët, nëse të vetëpunësuarit në bujqësi do të paguajnë sigurimet sipas vlerave të viteve 2011-2016, atyre do t’u falen gjobat e kamatëvonesat. Skema e faljes së gjobave për këtë kategori ka efekt pozitiv në përfitimin e pensionit. Për të vetëpunë- suarit, që banojnë në zona fushore, kontributi vjetor llogaritet me vlerë 38 400 lekë, ndërsa për ata që banojnë në zonat malore kontributi vjetor, që duhet të derdhë është 29.400 lekë.

MAKINAT

Për të përfituar faljen e gjobave dhe kamatëvonesave për makinat, procedura që mund të ndjekë sot një qytetar është shumë e thjeshtë. Qytetari duhet të paraqesë mjet identifikimi, lejen e qarkullimit dhe targat e makinës. Në rast se nuk ka paguar taksat deri 2010 dhe kërkon ta çregjistrojë mjetin, atij do t’i fshihen detyrimet, ndërsa mjeti nuk do të lejohet të qarkullojë më. Në rast se ai kërkon ta mbajë mjetin në qarkullim, përfiton nga fshirja e taksave deri në 2010- ën, por duhet të paguajë detyrimet për periudhën 2011- 2014, pa gjoba dhe kamatëvonesa. Pas janarit 2018, në rast se mjeti do të vazhdojë të jetë akoma në qarkullim do të sekuestrohet nga Policia e Shtetit, pasi targa e mjetit nuk do të jetë më në qarkullim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kukësi planifikon miqësore luksi me gjigandët e Stambollit
Previous article "Tërmeti" SPAK, dosjet dhe zyrtarët e shënjestruar

k.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit Aktualitet

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit

HUMBI JETËN NË AKSIDENTIN TRAGJIK/ Përcillet për në banesën e fundit 20-vjeçari Orest Mahmutaj Aktualitet

HUMBI JETËN NË AKSIDENTIN TRAGJIK/ Përcillet për në banesën e fundit 20-vjeçari Orest Mahmutaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT