• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Pensionet/ Ja se si mund të sigurohen vitet e humbura pa kontribute
Home
Sociale

Pensionet/ Ja se si mund të sigurohen vitet e humbura pa kontribute

23 June, 2018 Sadik.Autor Aktualitet, Sociale

Qytetarët shqiptarë në vitet e para të tranzicionit në shumë raste kanë punuar për vite me radhë “në të zezë|, pra për ta nuk janë paguar kontributet e sigurimeve shoqërore. Po kështu, kjo ka ndodhur me një numër shumë të madh emigrantësh, të cilët prej vitesh jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të botës.

Të dy këto kategori rrezikojnë të mbeten pa pensione pleqërie. Përballë këtij fakti, Instituti i Sigurimeve Shoqërore krijon mundësinë që, nëpërmjet pagesës vullnetare, të plotësohen muajt dhe vitet që mungojnë, në mënyrë që dikush të përfitojë pensionin kur të arrijnë mkoshyën e parashikuar me ligj.

Sigurimet
Sipas një njoftimi më të fundit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, një pension i plotë pleqërie mund të përfitohet për 36 vite e 4 muaj sigurim. Ndërsa një pension i pjesshëm pleqërie përfitohet për 15 vite sigurim.

Për ata që kanë vite ose muaj pa paguar kontribute dhe që nuk arrijnë shifrën e kohës së duhur për të përfituar pension pleqërie, parashikohet pagesë për të plotësuar kontributet. Kështu, pagesa e kontributit që çdokush mund të paguajë është 5.184 lekë në muaj. Me këtë shifër llogaritet një muaj kontribute, ndërkohë për një vit duhet të paguhet 62.208 lekë, ose 490 euro.

Por ISSH aplikon edhe zbritje, në rast se do të bëhen parapagime nga qytetarët në fillim të periudhave. Kjo ka kuptim për ata emigrantë, të cilët ende nuk kanë mbushur moshën e pensionit, por mendojnë që ta kalojmë moshën e tretë në atdhe. Sipas njoftimit, qytetarët që zgjedhin një opsion të tillë, përfitojnë 6% zbritje nga shuma e kërkuar për një pagesë vjetore; 3% mbi shumën për një pagesë 6-mujore dhe 1.5% mbi shumën për një pagesë 3-mujore.

Një person që kërkon të përfitojë pension, mund të të futet në këtë skemë edhe pa qenë i siguruar më parë. Ndërkohë, me një pagesë më të lartë se shuma e kërkuar, pensioni që përfitohet është edhe më i lartë, sakton Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Pensionet mbeten një problem i madh sidomos për emigrantët shqiptarë. Pjesa dërrmuese e tyre janë larguar në periudhën kur duhet të kontribuonin më shumë në skemë. Në shtetet ku ata jetojnë dhe punojnë, edhe në rastet kur sigurimet u janë paguar, ato nuk i’u njihen në Shqipëri, për shkak të mungesës së një marrëveshjeje mes vendeve.

Kjo do të thotë se, kur një pjesë e tyre kthehen në Shqipëri në moshën e pensionit, nuk përfitojnë pension pleqërie. Ndërkohë, shteti ku kanë punuar mundet t’u refuzojë pagesën e një pensioni nëse ata nuk do të vazhdojnë të jenë rezidentë atje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DËSHTIMI i kinezëve, del në pah një familje AMERIKANE për Milanin
Previous article Gjermani-Suedi, kampionët s’mund të gabojnë më

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Ja emrat e rinj të drejtuesve Aktualitet

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Ja emrat e rinj të drejtuesve

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës Aktualitet

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT