• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Pensionet, fshati braktis skemën, numri i kontribuesve u tkurr me 40%
Home
Sociale

Pensionet, fshati braktis skemën, numri i kontribuesve u tkurr me 40%

8 November, 2017 k.autor Aktualitet, Sociale

Në vitin 2016 ecuria në skemën e pensioneve u karakterizua nga një seri zhvillimesh të rëndësishme ku mes të tjerave një tkurrje me 40% e kontribuuesve të fshatit. Referuar raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për zbatimin e buxhetit faktik rezulton se kontribues nga fshati vitin e kaluar ishin 53,168 duke shënuar rënie në raport me 2015.

 

 

“Rezultati financiar i degës së pensionit të fshatit, vazhdon të mbetet problematik për shkak të numrit të vogël të siguruarve në bujqësi dhe nivelit të ulët të pagës minimale. Kështu, deficiti i financiar i degës së pensioneve të fshatit ka rezultuar 11,593.2 milion lekë, nga 10,716.3 milion lekë që ishte një vit më parë, ose 8.2% më shumë se një vit të pare” thuhet në raportin e KLSH.

Kjo situatë ka përkeqësuar edhe raportin e mbulimit ku të ardhurat nga dega e pensionit të fshatit mbulojnë vetëm 22% të shpenzimeve të kësaj dege, në krahasim me 28% një vit më parë.

Situata paraqitet më mirë në qytet ku kemi një rritje të mbulimit. Në fund të vitit 2016 të ardhurat nga dega e pensionit të qytetit mbulojnë 80.7% të shpenzimeve të kësaj dege, në krahasim me 77.7% një vit më parë.

Në total e gjithë skema duket se ka një ulje të deficitit i cili ka ardhur si efekt i rritjes së të ardhurave me 10.4 për qind dhe uljes së shpenzimeve me 6.3 për qind në raport me një vit më parë.

Efekt pozitiv duket se ka dhënë rritja graduale e moshës së daljes në pension për gratë me dy muaj çdo vit. Në vitin 2016 efekti i kësaj mase llogaritet në 400 milionë lekë.

Stoku i borxhit në skemë
Bizneset private por edhe entet shtetërore duket se vijojnë të akumulojnë borxhe në skemën e pensioneve. Kontrolli i Lartë i Shtetit nënvizon se numri i bizneseve të mëdha debitorë u rrit me 11,634 subjekte në shumën 3,1 miliardë lekë kurse vlera totale e borxhit të këtyre subjekteve në fund të vitit 2016 është 9,4 miliardë lekë.

“Me rritje dhe në mënyrë shqetësuese mbetet trendi i subjekteve me borxh dhe në sektorin publik ku rritjen më të madhe e ka sektori buxhetor me 608 subjekte në shumën 406,522 mijë lekë. Vlera totale e borxhit të subjekteve publike në fund të vitit 2016 është 2,1 miliardë lekë” nënvizon KLSH.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Roza Lati surprizon, publikon foto që ju lënë pa frymë
Previous article Ndërpritet seanca e financierit të ‘Habilajve’/ Ja kërkesa e avokatit

k.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT