• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PENSILVANI/ Shembet ura para vizitës se presidentit për të diskutuar mbi infrastrukturën
Home
Nderkombetare

PENSILVANI/ Shembet ura para vizitës se presidentit për të diskutuar mbi infrastrukturën

28 January, 2022 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Një urë me dy korsi u shemb në Pitsburg të Pensilvanisë herët në mëngjes të premten, duke bërë që ekipet e shpëtimit të zbrisnin rreth 46 metra në brendësi, ndërsa të tjerët formuan një zinxhir njerëzor për të ndihmuar në shpëtimin e shumë njerëzve nga një autobus që kishte mbetur i varur mbi urë.

Shembja ndodhi disa orë përpara se Presidenti Joe Biden të vizitonte qytetin për të bërë thirrje për miratimin e projektligjit të tij prej 1 trilion dollarësh për infrastrukturën, i cili përfshin mirëmbajtjen e urave.

Autoritetet thanë se pati lëndime të lehta nga shembja, por pa viktima. Në zonë u dërguan gjithashtu dronë për t’u siguruar që askush të mos kishte mbetur nën ndonjë seksion të shembur.

Policia njoftoi se shembja e urës ndodhi pak para orës 7 të mëngjesit. Një foto nga vendi i ngjarjes tregonte një autobus udhëtarësh të mbetur në një pjesë të urës së shembur.

Zyrtarët e qytetit thanë se shembja shkaktoi një rrjedhje gazi, por tashmë situata ndodhet nën kontroll.

Shefi i Byrosë së Zjarrfikësve në Pitsburg, Darryl Jones tha se tre ose katër automjete u përfshinë në aksident dhe se 10 persona ishin lënduar lehtë, tre prej të cilëve ishin dërguar në spital. Asnjë person tha ai nuk ndodhet në rrezik për jetën. Autoritetet u thanë drejtuesve të automjeteve që të shmangin zonën.

Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Biden do të vazhdojë me planet për të shkuar sot në Pitsburg.

“Ekipi ynë është në kontakt me zyrtarët shtetërorë dhe lokalë në terren ndërsa ata vazhdojnë të mbledhin informacione për shkakun e shembjes”, thuhet në deklaratë. “Presidenti u është mirënjohës ekipeve të shpëtimit që nxituan për të ndihmuar drejtuesit e automjeteve që ndodheshin në urë në atë moment”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ALTERNATIVAT PËRFSHIJNË..."/ Pentagoni: Rusia ka tashmë aftësinë ushtarake për të vepruar kundër Ukrainës
Previous article I FTOHTI I MORI JETËN 66 VJEÇARES/ Reagon Rama: Nuk është i vërtetë lajmi i shkakut të vdekjes, kujdes ku informoheni!

Delo.autor

Postime të ngjashme

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar Botë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana Botë

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini Botë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT