• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PENGMARRJA NË LEZHË/ Shefi i sigurisë në HEC-in e Kaçinarit: Patëm një konflikt të çastit! 3 autorët ende në kërkim
Home
Aktualitet
Kronikë

PENGMARRJA NË LEZHË/ Shefi i sigurisë në HEC-in e Kaçinarit: Patëm një konflikt të çastit! 3 autorët ende në kërkim

4 April, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Me tre personat kemi patur një konflikt të çasti dhe nuk jam në gjendje të flas më shumë”. Kështu është shprehur para hetuesve, 35-vjeçari, Dod Gjoka i cili u dhunua dhe u mor peng për rreth dy orë mesditen e së enjtes, pranë parkingut të një lokali në aksin rrugor Lezhë-Milot.Ndërkohë policia ka ushtruar kontrolle gjatë gjithë natës me qëllim kapjen e autorëve të kësaj ngjarje, shtetasve me iniciale K. P., B. V. dhe Xh. E banues në Tresh, por blutë nuk kanë arritur ende të bien në gjurmët e tyre.

Dyshimet janë se ata mund të jetë fshehur në zonen e Mirditës, ndërsa në lidhje me ngjarjen po vijojnë hetimet. Nga veprimet paraprake të kryera, dyshohet se ngjarja të ketë ndodhur në lidhje me çështjen e HEC-eve që do të ndërtohen në zonën e Kaçinarit në Mirditë, ku një pjesë e banoreve i kundërshtojnë këto projekte.

35-vjeçari rezulton të jetë punonjës i sigurisë pranë kompanisë dhe banorët e kanë akuzuar se po ushtron presione ndaj personave që janë kundra ndërtimit të hidrocentraleve, ku u zhvillua dhe një protestë të dielën e kaluar në zonën e Kaçinarit.

Nga veprimet hetimore dhe kqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se tre autorët të cilët lëvizin me një automjet tip “Benz”, i kanë ndjekur lëvizjet e 35-vjeçarit dhe sapo ka hyrë në parkingun e një lokali në askin Lezhë-Milot, janë konfliktuar me të, e kanë marrë me forcë në makinën e tyre dhe janë larguar në drejtim të Mirditës.

Autorët kanë ushtruar dhunë ndaj Dod Gjokës, duke i shkaktuar fraktura të shumta në kokë dhe përballë ndjekjes nga policia pas dy orësh e kanë lënë të lirë në zonën e Rrasfikut në Mirditë dhe janë larguar.

35-vjeçari u mor nga blutë dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në Urgjencën e Spitalit të Lezhës, ku ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha fatmiresisht jashtë rrezikut për jetën. Me përmiresimin e gjendjes shëndetësore pritet të merret sërish në pyetje nga hetuesit për më shumë detaje rreth ngjarjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAFIFAT DOGANORE TË TRUMP/ BE: Por ne duam të negociojmë! Linja e ashpër e Macron
Previous article ÇËSHTJA PARTIZANI/ Shtyhet seanca paraprake për në GJKKO, zbulohet data e vendosur

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën Aktualitet

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar Aktualitet

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin Aktualitet

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT