Mësohen detajet e para të pengmarrjes në Elbasan. Burime për infoelbasani.al bënë me dije se shkak i rrëmbimit të 25-vjeçarit ka qenë arsyeja se tre shtetasit e ndaluar dyshonin se ai u kishte vjedhur banesën ndërsa ata ishin në dasmë në lokal. Por i riu e ka mohuar këtë akuzë.
Ende nuk ka një informacion zyrtar për këtë rast pasi çështja është nën hetim.
Sot në mesditë Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:
• Arben Raxha, 48 vjeç
• Bekim Raxha, 21 vjeç,
•Erion Kaçuli, 18 vjeç , të tre banues në fshatin Griqan, Elbasan.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në lagjen “Emin Matraxhiu” Elbasan, për motive të dobëta, kanë marrë e kërcënuar në mjetin e tyre, shtetasin A.S, 25 vjeç, banues në Elbasan.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.


