• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PENGMARRJA E JAK PRENGËS/ Pendohet kopshtari i resortit: Trupin e pajetë ia dorëzova Altin Hajrit. Rrëfehet gruaja e “kokës” së ngjarjes
Home
Breaking News

PENGMARRJA E JAK PRENGËS/ Pendohet kopshtari i resortit: Trupin e pajetë ia dorëzova Altin Hajrit. Rrëfehet gruaja e “kokës” së ngjarjes

3 February, 2020 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Altin Hajri, i dyshuar si një nga personat kryesorë që ka vënë në zbatim planin për rrëmbimin dhe mbajtjes peng të Jan Prengës, rezulton të ketë ardhur në Shqipëri në muajin dhjetor 2019. Siç rezulton nga rrëfimi i bashkëshortes së Altin Hajri, me inicialet V.H, Hajri është kthyer në Shqipëri nga Holanda. V.H, ka treguar para oficerëve të policisë se bashkëshorti ka qenë në burg në Holandë, dhe pasi është liruar ka mbërritur në Shqipëri në datën 30 dhjetor 2019. V. H, është pyetur dhe për administrimin e hotelit dhe bizneseve, por ka treguar se nuk ka dijeni se kush merret me to, pasi këto janë prona të familjes dhe jo të një personi të vetëm. Më tej V.H, ka pohuar se ajo qëndron me fëmijët, ku kujdeset për rritjen e tyre duke sqaruar se nuk kishte shumë informacion se me çfarë merrej bashkëshorti i saj.

Mirëpo vetëm 18 ditë pasi Altin Hajri ishte kthyer në Shqipëri, ai vihet në veprim me familjen Doçi në Shkodër për të rrëmbyer dhe mbajtur peng, Jan Prengën, pasi vëllezërit e tij mbanin peng në Angli një sasi prej 283 kg lëndë narkotike kokainë. Nga hetimet për rrëmbimin dhe zhdukjen e trupit të Jan Prengës, janë shpallur në kërkim 10 persona, që dyshohet të kenë marrë pjesë në këtë ngjarje të rëndë kriminale. Sipas burimeve të policisë, personat që besohet se kanë marrë peng rreth orës 10:15 në Kamëz Jan Prengën, janë nga Shkodra dhe Shijaku, ndërkohë nga verifikimi i kamerave ka rezultuar se në 11:30 të drekës mjeti tip “Range-Rover, ka hyrë në ambientet e kompleksit “Golden”.

Deri në këto momente për ketë ngjarje në kërkim janë Dritan Rexhepi, Gentian Doçi, Ardian dhe Artan Doçi, Altin Hajri, M.Bajri,Gentian ose Nik Bleta dhe disa personave të tjerë. Ndërkohë njëri nga pesë të arrestuarve, Festim Bixhdili, gjatë marrjes në pyetje ka rrëfyer se punonte si kopshtar në kompleksin “Golden” dhe se në ditën e 17 janarit është telefonuar nga Altin Hajri, për të marrë një trup të pajetë me një furgon të bardhë. Bixhdili ka treguar se u largua me një furgon të bardhë dhe disa kilometra nga resorti, trupin e pajetë ia dorëzoi Altin Hajrit dhe një pjesëtari të familjes Doçi nga Shkodra. Më pas, ai ka treguar se u rikthye në resort dhe dorëzoi furgonin.

Dëshmia e Bexhdilit konsiderohet si një nga rrëfimet kyçe që implikon Hajrin dhe familjen Doçi, në pjesëmarrjen dhe më pas vrasjen e Jan Prengës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PERFORMANCA QË ÇMENDI RRJETIN/ U mërzitët nga fustanet e Alketës? Prisni të merrni vesh sa ndërroi JLO në "Super Bowl"
Previous article NDODH MREKULLIA NË KINË/ Nëna e prekur me koronavirus sjell në jetë një bebe të shëndetshme

k.autor

Postime të ngjashme

EMRAT/ Dyshohen për vrasjen e kryefamiljarit dhe e shitën si sulm nga ariu, ja kush janë të arrestuarit nënë e bir! Mister motivi Aktualitet

EMRAT/ Dyshohen për vrasjen e kryefamiljarit dhe e shitën si sulm nga ariu, ja kush janë të arrestuarit nënë e bir! Mister motivi

SHPËRTHIMI NË PALLATIN NË ELBASAN/ Banori rrëfen si shpëtoi nënën dhe bashkëshorten mes tymit të zi: Dëgjova zhurmën dhe... Aktualitet

SHPËRTHIMI NË PALLATIN NË ELBASAN/ Banori rrëfen si shpëtoi nënën dhe bashkëshorten mes tymit të zi: Dëgjova zhurmën dhe...

ZBULOHET E VERTETA/ 53-vjeçari në Bulqizë nuk u kafshua nga ariu, ARRESTOHEN gruaja dhe djali për vrasjen e tij Aktualitet

ZBULOHET E VERTETA/ 53-vjeçari në Bulqizë nuk u kafshua nga ariu, ARRESTOHEN gruaja dhe djali për vrasjen e tij

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT