• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PENGMARRJA E DY VËLLEZËRVE SHKODRANË/ Arrestohet 26-vjeçari me rrezikshmëri të lartë, po lëvizte me “Benz” luksoz (EMRI)
Home
Breaking News

PENGMARRJA E DY VËLLEZËRVE SHKODRANË/ Arrestohet 26-vjeçari me rrezikshmëri të lartë, po lëvizte me “Benz” luksoz (EMRI)

14 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Shkodrës ka arrestuar një person me rrezikshmëri të lartë. Në pranga ka rënë shtetasi Françesk Vala 26 vjeç ndërsa bashkë me të është arrestuar edhe shtetasi M. Gështenja. 26 vjeçari Françesk Vala është njëri prej autorëve të një pengmarrjeje të dy personave, ngjarje e ndodhur në 21 nëntor të vitit 2015 në zonën e Dukagjinit. 26 vjeçari është arrestuar në lagjen “Rus” në Shkodër, teksa po lëvizte me një makinë tip benz ML bashkë me shtetasin M.Gështenja.

Pas një operacioni të mirëorganizuar u arrit arrestimi i 26 vjeçarit që policia e ka në skedën e saj si një person me rrezikshmëri të lartë. 26 vjeçari sipas burimeve është i dënuar në mungesë nga gjykata e apelit në Shkodër me 8 vite burg. Operacioni për arrestimin e tij është bërë nga policia e Shkodrës, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në bashkëpunim me prokurorinë e rrethit.

Françesk Vala është i akuzuar bashkë me 6 persona të tjerë për pengmarrjen e dy vëllzërve S.K dhe A.K ngjarje e ndodhur në vitin 2015 në Dukagjin. Shkak i kësaj pengmarrje dyshohet të jenë pazaret e drogës askohe. Njëri prej vëllezërve është liruar nga pengmarrja me idenë për të gjetur 10 mijë euro ndërsa vëllai i tij është mbajtur 6 ditë peng në Dukagjin, derisa ka ndërhyrë policia përmes një operacioni duke bërë të mundur lirimin e pengut dhe arrestimin e 3 prej autorëve të dyshuar.

Fillimisht policia arrestoi shtetas Tom Shkrepa, Lekë Shkrepa dhe Kolë Dushku ndërsa në kërkim që në 2015-ën janë Pëllumb Dushku dhe Pal Dushku bashkë me dy vëllezërit Lin Vala dhe Françesk Vala. Ky i fundit u arrestua bashkë me shtetasin M. Gështenja që dyshohet për dhënie ndihme të autorit të dyshuar pas kryerjes së krimit.

Dy vëllezërit janë rrëmbyer njëlloj si në filmat aksion. Teksa ndodheshin në qytetin e Shkodrës, pesë prej pengmarrësve u janë afruar dhe u kanë drejtuar armët. Në ato moment vëllezërit S.K dhe A.K nuk kanë mundur që të bëjnë asnjë lloj lëvizje sepse janë gjendur të rrethuar dhe me armët drejtuar nga ana e tyre. Duke mos patur zgjidhje tjetër u janë nënshtruar urdhrave të rrëmbyesve. Më pas ata janë dërguar në Pult të Shkodrës. Njëri prej vëllezërve është liruar me kusht që të gjejë paratë, plot 10 mijë eurot e kërkuara nga pengmarrësit ndërsa tjetri u mbajt për 6 ditë me radhë në një stan bagëtish atje.

Operacioni për lirimin e pengut u zhvillua në një terren të thyer malor dhe me dëborë, ku në momentin e lirimit të pengut, pengmarrësit kanë shkëmbyer zjarr dhe duke përfituar nga terreni i vështirë dhe kushtet e vështira klimaterike disa nga pengmarrësit kanë arritur të largohen, duke ju fshehur forcave të policisë, të cilët janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u gjetën 15 gëzhoja, model 56, kaliber 7.62, si dhe 275 gram lëndë bimore e dyshuar kanabis sativa. Arsyeja e pengmarrjes dyshohet të jetë ndërmjetësimi që ky shtetas kishte bërë me disa shtetas të tjetër, të cilët u kishin blerë lëndën narkotike shtetasve të sipërpërmendur dhe s’ju kishin dhënë lekët. Autorët u dyshuan për veprën penale “Rrëmbimi dhe mbajtja peng e personit e kryer në bashkëpunim”.

(BalkanWeb)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SFIDON RAMËN DHE RREGULLAT E TIJ/ Basha ia shtron në lokal me biznesmenët e Durrësit (FOTO)
Previous article "KEMI IKUR NGA MENDORJA"/ Vajza Sabianit, Keisi bën twerk dhe çmend rrjetin (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë Breaking News

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete Aktualitet

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT