• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PENGMARRJA DHE VRASJA E JAN PRENGËS/ Hajrajt kërkojnë lirinë në Apel, dosja pritet t’i kalojë SPAK-ut
Home
Breaking News

PENGMARRJA DHE VRASJA E JAN PRENGËS/ Hajrajt kërkojnë lirinë në Apel, dosja pritet t’i kalojë SPAK-ut

19 February, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pesë personat e arrestuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës kërkojnë lirinë në Apel. Por kjo gjykatë pritet që të shpallë moskompetencë dhe do ta dërgojë në SPAK. Shkalla e parë në datë 31 Janarvendosi që të pranojë kërkesën e prokurorisë dhe të lerë në burg pa afat; Bajram Hajrin, Leonard Hajrin, Elton Hajrin, Olsi Turjan dhe Festim Bexhdili. Për ngjarjen e rëndë vijon të jetë në kërkim, Altin Hajri, që është edhe pronari i resortit luksoz që u sekuestrua nga OFL-ja.

Pesë të arrestuarit akuzohen për “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, “Përkrahja e autorit të krimit”, të kryera në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Në Shkallën e parë gjatë seancës të arrestuarit mohuan akuzat dhe u shprehën se kompleksi ‘Golden’ ku u dërgua pas rrëmbimit dhe më pas u nxor i vdekur Jan Prenga, nuk është hapur për shkak të dëmtimeve të pësuara nga tërmeti i 26-nëntorit.

Por pamjet e kamerave të sigurisë rrëzojnë dëshmitë e të arrestuarve. Shqiptarja.com ka publikuar pamjet që tregojnë momentin e futjes dhe nxjerrjes së trupit të Jan Prengës nga kompleksi, që u mor peng në Kamëz më 17 janar të këtij viti. Rrëmbimi i Prengës ka ardhur për shkak të një sasie prej 283 kg kokainë, që vëllai i Jan Prengës, Astrit  mbante peng në Angli dhe nuk e tregonte se ku e kishte çuar.

Ky i fundit është arrestuar në Angli. Në kërkim janë shpallur të paktën 11 persona ndërkohë që Report Tv ka mundur të zbulojë edhe tre prej kokave që kanë porositur rrëmbimin e Jan Prengës, i cili humbi jetën pas dhunës së ushtruar nga pengmarrësit, Gentian Doci si dhe M. Bajri nga Shkodra dhe Dritan Rexhepi nga Vlora, i cili është person në kërkim për vrasjen e dy efektivëve të policisë në Shqipëri, ndërkohë që aktualisht ndodhet në një burg të sigurisë së lartë në Quito të Ekuadorit, për trafik droge.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HYRI NË LOKAL ME PISTOLETË/ Policia arreston durrsakun pas sinjalizimit nga qytetarët
Previous article TRASHËGIMI EUROPIANE/ Deportimi i gjermanëve të Rumanisë në BRSS

Delo.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit Aktualitet

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT