• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PENG 24 ORË PËR 10 MIJË EURO/ E futi “NË KURTH” e dashura, i riu nga Tirana kishte shkuar në Greqi sepse… (FOTO)
Home
Aktualitet
Kronikë

PENG 24 ORË PËR 10 MIJË EURO/ E futi “NË KURTH” e dashura, i riu nga Tirana kishte shkuar në Greqi sepse… (FOTO)

27 August, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Një 31-vjeçar nga Tirana është mbajtur peng për 24 orë në një fshat në Korinthos të Greqisë, nga 4 persona, po nga kryeqyteti, pasi ishte futur fillimisht në kurth nga e dashura e tij.

Mbrëmjen e së premtes, Policia greke, pas informacioneve të përcjella nga Policia e Tiranës, nëpërmjet Interpol Tiranës, për adresën e saktë ku mbahej peng i riu shqiptar, ka bërë të mundur lirimin e tij.

shtetas

Ndërsa paralelisht me operacionin për lirimin e pengut, Policia ka bërë të mundur edhe arrestimin e 4 autorëve të dyshuar në Greqi, ndërsa bashkëpunëtori i tyre është arrestuar në Tiranë. Ky i fundit ishte personi që komunikonte me bashkëpunëtorët e tij, për të hyrë në kontakt me vëllanë e pengut. Për lirimin e tij, ata do t’i kërkonin vëllait të 31-vjeçarit shumën prej 10 mijë eurosh.

Por kanë qenë pikërisht komunikimet telefonike mes autorëve në Greqi dhe 24-vjeçarit, i cili qëndronte në Shqipëri, që bënë të mundur zbulimin e vendndodhjes së autorëve të ngjarjes.

Policia e Shtetit tha dje zyrtarisht se të arrestuarit janë shtetasit me iniciale Xh. N., 49 vjeç, që është ideatori i pengmarrjes; H. M., 35 vjeçe, e dashura e personit që u mor peng; B. M., 41 vjeç dhe M. M., 19 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Këta të katërt u arrestuan në Greqi. Ndërsa Policia e Tiranës arrestoi këtu shtetasin me iniciale L. P., 24 vjeç, bashkëpunëtor i tyre.

OPERACIONI

Policia e Shtetit njoftoi dje për operacion policor ndërkombëtar mes Policisë së Tiranës, Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Departamentit të Policisë Kriminale dhe Policisë greke, me ndërmjetësimin e Interpol Tirana.

Falë këtij bashkëpunimi është finalizuar me sukses operacioni i koduar “Korinthos”, iniciuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë. Ndërsa janë arrestuar 5 shtetas të dyshuar si autorë të pengmarrjes së një të riu nga Tirana, nga këta një i arrestuar në Shqipëri dhe katër në Greqi.

Falë inicimit nga Policia e Tiranës, dhënies së informacionit në kohë reale Policisë greke me adresën e saktë të vendndodhjes së pengmarrësve dhe mbajtjes së pengut, Policia greke bëri të mundur lirimin e pengut dhe arrestimin e katër shtetasve.

HETIMI

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë morën informacion se, në një fshat të Korinthos, Greqi, disa shtetas shqiptarë, për motive të dobëta, kishin marrë peng një shtetas nga Tirana dhe i kërkonin 10 mijë euro për ta lënë të lirë.

Pas një hetimi disaditor, duke përdorur metodat speciale të hetimit, Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë dhe Policinë greke, me ndërmjetësimin e Interpol Tirana, finalizoi me sukses operacionin policor ndërkombëtar “Korinthos”. Policia e Tiranës, falë informacionit të grumbulluar për vendndodhjen e saktë të autorëve dhe vendit ku mbahej peng shtetasi J. T., i ka dhënë nëpërmjet Interpol Tiranës, Policisë greke informacion të saktë në kohë reale mbi vendndodhjen (adresën e banimit) të personit të marrë peng dhe pengmarrësve.

Policia greke mbi bazën e informacioneve të marra nga Policia e Shtetit bëri të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve Xh. N., 49 vjeç, H. M., 35 vjeçe, B. M., 41 vjeç dhe M. M., 19 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, si rezultat i ndërhyrjes në kohë është bërë i mundur lirimi i pengut, shtetasi J. T., banues në Tiranë. Po në vijim të operacionit, Policia e Tiranës bëri kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit L. P., 24 vjeç, banues në Tiranë, bashkëpunëtor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ATËHERË EJANI, PSE JO"? Shqipëria, ndër gjashtë vendet më të bukura për t’u vizituar në shtator
Previous article IKËN NGA "PROÇESI SPORTIV"/ Nevina Shtyllës i besohet emisioni i njohur në Top Channel, përkrah... (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI) Aktualitet

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI)

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre Aktualitet

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët Aktualitet

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT