• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PENDOHU QEN”/ Veliaj nga qelia: Zeni që poqi të gjallë 26 veta dhe babai i tij që vrau 4 veta, s’paraqesin rrezikshmëri! Ai që mbjell pemë futet në burg
Home
Breaking News

“PENDOHU QEN”/ Veliaj nga qelia: Zeni që poqi të gjallë 26 veta dhe babai i tij që vrau 4 veta, s’paraqesin rrezikshmëri! Ai që mbjell pemë futet në burg

5 March, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

“Pendohu qen”, kështu e nis reagimin e radhës nga qelia kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Duke u ndalur në detaje të dosjes hetimore, Veliaj shkruan se Gjykata e Posaçme e la në burg duke argumentuar se “personi paraqet një rrezikshmëri shoqërore mjaft të lartë… nuk ka shfaqur në asnjë moment shenja të ndonjë reflektimi…”.

E pikërisht, nisur nga ky argument i GJKKO, Veliaj kthehet pas në kohë duke kujtuar 4 viktimat e 21 janarit dhe 26 të vdekurit nga masakra e Gërdecit. Kryebashkiaku ironizon kur thotë se Zeni që poqi 26 persona të gjallë në Gërdec dhe babai i tij, Sali Berisha që vrau katër të tjerë me plumba në mish, nuk paraqesin rrezikshmëri të lartë shoqërore, por ndërkohë ai që mbjell pemë e bën korsi biçikletash futet në burg se ka rrezikshmëri.

Kjo nuk mund të jetë drejtësi, shkruan Veliaj, kur kush vret është i lirë dhe kush punon është në burg. Sa i takon shfaqjes së pendesës, kryebashkiaku i Tiranës pyet se për çfarë duhet të shfaqë pendesë, kur ende nuk ka një akuzë.

Reagimi i plotë i Erion Veliajt

“Pendohu qen! Përshëndetje me mall për secilin prej jush e mirënjohje për mbështetjen.

Dy ditët e fundit kam zbërthyer arsyetimin fëminor se duhet të rri në burg, se mos iki nga vendi kur jam kthyer 3 herë, dhe se mos prish provat kur, nga lodrat e fëmijëve tek statuset e Instagram-it janë në dorë të Olsit e Sametit. Argumenti i tretë dhe i fundit i Ols Banit pse duhet të jem në burg është në faqen 278 të vendimit, ku citoj (mos qeshni ju lutem):

‘Personi paraqet një rrezikshmëri shoqërore mjaft të lartë… nuk ka shfaqur në asnjë moment shenja të ndonjë reflektimi… Gjykata vlerëson se masa më e përshtatshme është arrest me burg’.

Po mor po, mos u habisni, e zeza mbi të bardhë! Pra, Zeni, që poqi të gjallë 26 veta, dhe babi i Zenit, që vrau 4 veta me plumba në mish, nuk paraqesin rrezikshmëri. Kurse ai që mbjell pemë, hap korsi biçikletash, ndërton shkolla e parqe, duhet futur në burg se ka rrezikshmëri.

Fiks stereotipi se po punove, luftove e le vepra që prodhojnë fitore të skuadrës tënde, do sulmohesh gjer në dorëzim, sa të thuash “s’ka fat i miri”. Epo, unë këtë nuk e pranoj! E refuzoj me neveri. Ky s’mund të jetë një vend ku, kush vret është i lirë, e kush punon është në burg. Kjo nuk është drejtësi! Dhe më qesharakja: S’paskam shfaqur pendesë! Po pendesë nga çfarë? Unë ende nuk kam akuzë! Ç’është kjo logjikë sigurimsash?

“Pendohu sa nuk është vonë, se të kalbëm në burg”. Ky është turp, por jo drejtësi! Paçi një ditë të mbarë e plot mirësi.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DYSHOHET SE LEJOI KULTIVIMIN E KANABISIT/ Pezullohet çështja për kryebashkiakun e Libohovës! Ja arsyeja
Previous article TENTOI TË VRISTE ME ARMË KUSHËRIRIN/ I riu bie në pranga pas 5 muajsh arrati! I ati e vëllai bashkëpunëtorë në krim

s.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT