• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PENDOHET PAS AKUZAVE NDAJ ISH BASHKESHORTES/ Endri Prifti: Është nëna e djalit tim
Home
Sociale

PENDOHET PAS AKUZAVE NDAJ ISH BASHKESHORTES/ Endri Prifti: Është nëna e djalit tim

8 May, 2022 F.autor Aktualitet, Sociale

Këngëtari i njohur Endri Prifti pak javë më parë bëri një denoncim në një emisionin investigativ për grabitjen e shtëpisë nga ana e ish-bashkëshortes së tij, Anjeza Kolevica, me ndihmën e Kadastrës së Korçës.

Ky denoncim nuk u prit mirë nga ish-bashkëshortja e këngëtarit dhe u pasua me një reagim të ashpër dhe me akuza të rënda ndaj Endri Priftit. Gjatë programit në News 24, Endri Prifti teksa u pyet në lidhje me akuzat e bëra nga ish-bashkëshortja e tij, zgjodhi që me qytetari t’i qëndrojë denoncimit që ai ka bërë duke ia lënë në dorë institucioneve dhe duke mos bërë asgjë koment më shumë për sa i përket ish-bashkëshortes.

“Unë nuk dua të them asnjë koment, unë i prisja. Unë kam një djalë me të që e kam si jetën time dhe nuk dua të them asgjë sikur një mijë të zeza të ketë ajo mbi kurriz. Nuk dua të them asgjë sepse është nëna e djalit tim. Ua kam lënë institucioneve në dorë”, u shpreh Endri.

Mësohet se pas transmetimit të denoncimit të këngëtarit, për grabitjen e shtëpisë me vlerë 75 mijë euro, institucionet përkatëse në Korçë kanë reaguar dhe kanë sekuestruar shtëpinë për të shqyrtuar çështjen më tej.

Kujtojmë që Endri Prifti në emisionin invenstigativ theksoi se për vite me radhë ka paguar pjesën më të madhe të vlerës së shtëpisë, “Kisha një martesë, në 2007-n, u martova për herë të dytë dhe blemë një shtëpi të cilën e vendosa në emër të gruas dhe pas 1 viti-2 vitesh bëmë divorcin. Në gjyqin e divorcit të zgjidhjes së martesës, ne ramë dakord që ish-bashkëshortja të merrte të gjitha orenditë e shtëpisë dhe unë do të vazhdoja të paguaja kredinë për 12 vjet që kishin mbetur, a 11 sa ishin…

Nga 500-600 euro çdo muaj, të cilën unë e vazhdova dhe e kreva për 11 vjet. Vitin e fundit me një manipulim, ish-bashkëshortja pagoi kesh diferencën që kishte mbetur, duke e shitur më pas padrejtësisht. E shitën dy herë brenda një muaji vetëm për të manipuluar çështjen. Për herë të parë iu shit një shoqes së ngushtë të ish-bashkëshortes, këtë e vërteton kush të dojë dhe pastaj pas 1 muaji ia shitën dikujt tjetër, pra shpëtuan nga procesi gjyqësor me këtë”. /Bw/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DISA AKSIDENTE NJËRI PAS TJETRIT/ Policia e Tiranës kontrolle masive në të gjithë rrugët e kryeqytetit
Previous article PARASHIKIMI I MOTIT/ Mësoni se çfarë ndodh me kohën javën e ardhshme

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT