• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PENCE BËHET NJË MBROJTËS I PAPRITUR I BIDEN/ Telefonon Kamala Harris për…
Home
Nderkombetare

PENCE BËHET NJË MBROJTËS I PAPRITUR I BIDEN/ Telefonon Kamala Harris për…

16 January, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Nënpresidenti Mike Pence i ka telefonuar pasardhëses së tij Kamala Harris për të ofruar urimet e tij, sipas dy njerëzve të njohur me bisedën.

Është kontakti i parë i njohur midis anëtarëve të zgjedhur të administratës që po largohet dhe asaj që vjen. Presidenti Donald Trump nuk ka kontaktuar Presidentin e zgjedhur Joe Biden dhe ka vënë në dyshim në mënyrë të përsëritur legjitimitetin e fitores së zotit Biden.

Por, Nënpresidenti Pence është bërë një mbrojtës i papritur i zotit Biden. Nënpresidenti i rezistoi presionit nga Presidenti Trump për të kundërshtuar fitoren e zgjedhjeve nga rivali demokrat ndërsa drejtonte javën e kaluar çertifikimin nga Kongresi të numërimit të votave të Kolegjit Zgjedhor.

Nënpresidenti Pence gjithashtu do të marrë pjesë në inaugurimin e zotit Biden në 20 janar, në të cilin Presidenti Trump po refuzon të marrë pjesë.

Një prej njerëzve të njohur me bisedën e së enjtes pasdite e përshkroi atë si një “telefonatë pozitive”, me zotin Pence që uronte pasardhësen e tij dhe duke i ofruar ndihmë. Personi foli në kushte anonimiteti për të përshkruar bisedën private.

Telefonata erdhi më pak se një javë para se Presidenti i zgjedhur Biden dhe Nënpresidentja e zgjedhur Harris të merrnin detyrën dhe vetëm pak më shumë se një javë pas sulmit në Kapitol nga mbështetësit e Presidentit Trump.

Rritet roli i Nënpresidentit Pence

Ndërsa Presidenti Trump ka qëndruar kryesisht pas dyerve të mbyllura që nga humbja e tij, Nënpresidenti Pence ka rritur rolin e tij dhe ka përmbushur shumë nga detyrat ceremoniale të presidencës, duke përfshirë përshëndetjen të enjten në mbrëmje të anëtarëve të Gardës Kombëtare që mbrojnë Kapitolin.

Telefonata për pasardhësen është një vazhdim i projektimit tradicional të miqësisë midis udhëheqësve në ikje dhe atyre që vijnë, që Presidenti Trump, në të kundërt, e ka lënë mënjanë. Në vitin 2008, Nënpresidenti i atëhershëm Dick Cheney i telefonoi zotit Biden për ta uruar natën e fitores së tij dhe e ftoi zotin Biden dhe bashkëshorten e tij, Jill, të vizitonin rezidencën e nënpresidentit në kompleksin e Observatorit Detar të Shteteve të Bashkuara, pak para inaugurimit të vitit 2009.

Nuk është e qartë nëse Nënpresdenti Pence do të bëjë të njëjtën gjë për zonjën Harris. Pjesa më e madhe e Uashingtonit është nën masa të shtuara sigurie pas kryengritjes së dhunshme të javës së kaluar në Kapitol, me zyrtarë të zbatimit të ligjit që paralajmërojnë për më shumë potencial për dhunë përpara inaugurimit të zotit Biden.

Ndërsa zoti Biden tha se ai e mirëpriti vendimin e Presidentit Trump për të shmangur inaugurimin e tij, ai gjithashtu tha se ai do të ishte i nderuar që të merrte pjesë Nënpresidenti Pence dhe se ishte e rëndësishme të ruhej “precedenti historik” në lidhje me një transferim paqësor të pushtetit sa më shumë që të ishte e mundur./ VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ZEMËROHEN" VENDET E BASHKIMIT EVROPIAN/ Pfizer ngadalëson dërgimin e dozave të vaksinave
Previous article TENTUAN TË TRAFIKONIN 613 KILOGRAM DROGË ME GOMONE/ Shkon në tre numri i të arrestuarve në Kurbin, kapet 25-vjeçari

s.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë Botë

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë Botë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT