Drejtoria e Hetimit Tatimor ka konstatuar një sërë shkeljesh në qendrat e qyteteve kryesore si dhe në pikat e tregtimit të karburanteve.
Gjatë periudhës 1 deri në 11 tetor janë kontrolluar 1,819 subjekte, nga të cilët 602 janë konstatuar me shkelje të legjislacionit tatimor. Sipas Drejtorisë së Tatimeve, vlera e penaliteteve të vendosura është rreth 19.8 milionë lekë.
Konkretisht;
8 tatimpaguesve u janë bllokuar ambjentet për 30 ditë kalendarike, për moslëshim të kuponit tatimor për të dytën herë.
50 subjekte janë bllokuar pasi janë konstatuar të paregjistruar në organet hetimore.
149 tatimpagues janë konstatuar me shkelje për moslëshimit të kuponit tatimor për të parën herë.
44 tatimpagues nuk kanë pasur të instaluar pajisjet fiskale, ndërsa 28 të tjerë nuk i mbanin në gjendje pune.
118 subjekte janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor.