• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PELEGRINAZHI NË MALIN E TOMORRIT/ Baba Mondi: Njerëzit s’i ndalojmë dot, vijnë të luten që COVID të marrë fund
Home
Sociale

PELEGRINAZHI NË MALIN E TOMORRIT/ Baba Mondi: Njerëzit s’i ndalojmë dot, vijnë të luten që COVID të marrë fund

22 August, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Festa e bektashinjve në Malin e Tomorit ka hyrë në ditën e dytë. Në Teqenë e Kulmakut këtë vit numri i besimtarëve ka arritur në 300 mijë, ndërsa shifra pritet që të rritet akoma më shumë në 3 ditët në vijim.

Kryegjyshi Botëror i Bektashianeve Edmond Brahimaj, referuar situatës së shkaktuar nga COVID-i dhe masat që janë ndërmarrë, u shpreh se nuk beson se do të ketë infektime dhe se njerëzit po luten që kjo e keqe të marrë fund.

“Zoti do të japë paqe dhe dashuri. Njerëzit nuk i ndalojmë dot, e kanë dashurinë ndaj Zotit dhe të mirës. Janë marrë masat për COVID-in, është ërë dezinfektimi i zonës.

Njerëzit janë në natyrë dhe nuk besoj që do të ketë infektim. Prandaj vijmë e lutemi që kjo e keqe të marrë fund njëherë e mirë” tha ai. Edmond Brahimaj beson se numri i besimtarëve që do të shkojnë këtë vit në malin e Tomorit do të arrijë 400 mijë.

Gjatë 5-ditëve të pelegrinazhit, në Teqenë e Kulmakut dhe pranë varrit të Abaz Aliut kryhen ritet fetare të festës, ku çdo pelegrin lutet për shëndet, mirësi e paqe në familjet e tyre. Të gjithë besimtarët dhe pelegrinët që i bashkohen kësaj feste të shenjtë, në shenjë mirësie bëjnë kurban një qengj për veten dhe familjen.

Besimtarët ngrenë çadrat e tyre në këtë vend të shenjtë duke kryer jo vetëm kurbanin e festës,por duke ngjitur me këmbë edhe majën e Malit të Tomorit, i cili ndodhet 2417 metra mbi nivelin e detit. Ditët e pelegrinazhit në Malin e Tomorit përfundojnë në 25 Gusht.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAJM I MIRË/ Biologu Ethem Ruka: Shumë shpejt do të arrihet në shërimin e diabetit TIP 1
Previous article RRËZOHET NGA FIK/ Niset me helikopter drejt Tiranës 48-vjeçari nga Saranda (EMRI+VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

MOT I KEQ PAS TEMPERATURAVE TË LARTA/ Rikthehen reshjet e shiut në vend! Era merr para karriget në Vlorë Aktualitet

MOT I KEQ PAS TEMPERATURAVE TË LARTA/ Rikthehen reshjet e shiut në vend! Era merr para karriget në Vlorë

DHIMBJA E KOKËS NGA DIELLI I FORTË/ Pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta Aktualitet

DHIMBJA E KOKËS NGA DIELLI I FORTË/ Pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta

"METAMORFOZA"/ SPAK përfundon hetimet ndaj Ervis Martinajt e 8 të pandehurve të tjerë, dosja i dërgohet GJKKO-së për gjykim Aktualitet

"METAMORFOZA"/ SPAK përfundon hetimet ndaj Ervis Martinajt e 8 të pandehurve të tjerë, dosja i dërgohet GJKKO-së për gjykim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT