• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Pëefundon takimi i Vjenës, asnjë marrëveshje mes Shkupit e Athinës
Home
Rajon

Pëefundon takimi i Vjenës, asnjë marrëveshje mes Shkupit e Athinës

26 April, 2018 Redaktor2 Rajon

Ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje konkrete takimi në Vjenë për kontestin e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Ministrat e Punëve të Jashtme të dy vendeve, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias, kanë biseduar katër orë, por, përveç gatishmërisë për të vazhduar procesin negociues, nuk është arritur asnjë progres për kontestin prej më se dy dekadash.

“Të dyja palët janë shumë të përkushtuara për të gjetur një zgjidhje. Negociatat do të vazhdojnë në javët e ardhshme”, ka deklaruar Matthew Nimetz, ndërmjetësi i OKB-së në bisedimet mes dy shteteve.

Para takimit, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka shprehur optimizimin e tij për rezultate pozitive nga bisedimet e Vjenës, ndërsa, duke komentuar deklaratën e së martës të komisionarit evropian për zgjerim, Johannes Hahn, për zgjidhjen e shpejtë të kontestit, Zaev ka thënë se ajo ishte një “deklaratë miqësore, e nxitur nga dëshira për mbylljen e problemit shumëvjeçar”.

Megjithatë, Zaev ka shtuar se për një marrëveshje të mundshme nevojitet ende kohë.

Por, deklarata e komisionarit Hahn ka nxitur reagime negative nga zyrtarët grekë, të cilët i kanë bërë thirrje zyrtarit të lartë evropian të përmbahet nga vlerësimet e “gabuara” lidhur me rrjedhën e bisedimeve për emrin.

“E ftojmë komisionarin Hahn të mos vazhdojë me pikëpamje të gabuara mbi negociatat… Më e pakta që mund të bëjë, është të ndalojë minimin e tyre”, është thënë në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme greke.

Lidhur me bisedimet është prononcuar edhe opozita maqedonase, e cila ka kritikuar qeverinë për jotransparencë.

“Të martën ishim dëshmitarë të dy deklaratave diametralisht të ndryshme: njëra e komisonarit për zgjerim, Johannes Hahn, i cili thotë se për dy javë do të zgjidhet problemi, dhe deklarata e kryeministrit Zaev, i cili u shpreh se është kohë e shkurtër që të arrijmë zgjidhje. VMRO DPMNE nuk ka asnjë informacion se çfarë po ndodh me procesin negociues”, ka deklaruar Dragan Danev nga partia opozitare VMRO DPMNE.

Dallimet kryesore mes dy vendeve kanë të bëjnë me identitetin, përdorimin e gjuhës dhe historinë. Pala maqedonase ka pranuar ndryshimin e emrit të shtetit, por jo edhe ndryshimin e Kushtetutës, me qëllim të përshtatjes së saj me emrin e shtetit. Pala greke kërkon gjetjen e një emri që të përdorët si brenda, ashtu edhe jashtë shtetit.

Zgjidhja, sipas zyrtarëve grekë, do të jetë e pamundur pa ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Xhuliani e qëlloi me thikë në gjoks”. Dëshmitari tregon vrasjen e 19-vjeçarit nga 3 shqiptarët
Previous article Diçka e çuditshme ndodhi në ndeshjen Bayern Munich – Real Madrid

Redaktor2

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend

PËRMISIM I SITUATËS SË SIGURISË NË KOSOVË/ NATO paralajmëron ulje të pranisë së KFOR-it Rajon

PËRMISIM I SITUATËS SË SIGURISË NË KOSOVË/ NATO paralajmëron ulje të pranisë së KFOR-it

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri Rajon

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT