• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PEDAGOGËT PO LUFTOJNË”/ Berisha: Rama shpenzon 300 mijë euro për avion-taksi
Home
Politikë

“PEDAGOGËT PO LUFTOJNË”/ Berisha: Rama shpenzon 300 mijë euro për avion-taksi

24 October, 2022 F.autor Politikë

Sali Berisha, ka zhvilluar pasditen e kësaj të hëne një takim me studentë. Kryedemokrati u shpreh se kryeministri Edi Rama ka 2-3 fishuar tarifat për studentët.

“Për ju u 2-3-fishuan tarifat dhe ju sot keni tarifa disa herë më të larta se sa një austriak në Austri familja e të cilit mund të marrë minimumi 7-10 herë më shumë se familja juaj. Ju paguani tarifa sot së paku 10 herë më shumë seç paguan gjermani në universitetet gjermane, ose sa paguan një shqiptar që shkon në universitetet gjermane. Tarifat që vendosi kjo qeveri për mijëra familje e bëjnë të pamundur të mbështesë fëmijën e dytë për në universitet. Pra, për të kufizuar dhe rënduar barrën për ata që ndjekin janë vendosur pengesa serioze. Janë dy vende me universitete të kushtueshme në Europë, Britania e Madhe dhe Holanda, por që të dyja, në proporcion me të ardhurat familjare, nuk janë më shtrenjtë se universitetet e Shqipërisë”, u shpreh Berisha.

Gjatë fjalës së tij kreu i selisë blu hodhi akuza për kryeministrin Rama. Berisha tha se pedagogët luftojnë për të mbrojtur universitetet ndërsa Rama udhëton me avion-taksi 200-300 mijë euro udhëtim.

“Jemi në mes të një beteje. Pedagogët po luftojnë për të mbrojtur universitetet, për të mbrojtur të ardhmen e vendit. Sindikatat kanë bërë një thirrje dhe fatmirësisht ka një reagim shumë pozitiv. Këtyre sindikatave duhet t’u bashkëngjiten studentët në mënyrë të fuqishme. Çfarë keni ju më shumë se sa studentët në Kosovë të cilëve qeveria vetëm për krizën u dha 100 euro në muaj subvencion? Por shumë normale, sepse ti student me ato para që të jep familja sot, e ke biletën 2 herë më shtrenjtë për të lëvizur, e ke qiranë më të lartë, e merr litrin e vajit 3-4 mijë sot. Si të mos kujtohet t’ju ndihmojë ju, por udhëton me avion-taksi 200-300 mijë euro në udhëtim, në një kohë kur kryeministri i Austrisë udhëton me avion të linjave tregtare dhe ministrat në ‘economy class’, ndërsa ministrja e tij shkon dhe bën 15 rrugë për 15 mbledhje partie në Peshkopi me helikopter se nuk shkon dot me makinë. A mund të pranoni ju që një pedagog i juaj të marrë 4 herë më pak se shoferi i FSHZH. Kjo është e vërteta”, u shpreh Berisha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KISHTE..."/ Zbardhet dëshmia e policit që ndaloi LEAR Kurtin: U rrëzuam të dy përtokë
Previous article "JAM PA FJALË..."/ Fjolla Morina rigjen dashurinë, prezanton partnerin e ri me publikun

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik Politikë

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT