• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PE VOTON ME 58 VOTA RAPORTIN PËR SHQIPËRINË/ Hoxha: Vlerësim i qartë për rrugën drejt BE-së
Home
Politikë

PE VOTON ME 58 VOTA RAPORTIN PËR SHQIPËRINË/ Hoxha: Vlerësim i qartë për rrugën drejt BE-së

5 May, 2026 s.autor Politikë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha ka reaguar pas miratimit të raportit të Parlamentit Evropian për Shqipërinë, me 58 vota pro.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e mirëpret këtë zhvillim të rëndësishëm, i cili përbën një vlerësim të qartë dhe të padiskutueshëm të përparimit të qëndrueshëm dhe të angazhimit të palëkundur të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Rezoluta përforcon gjetjet e Raportit të Komisionit Evropian, duke ofruar një pasqyrë të plotë, objektive dhe të balancuar mbi ecurinë e procesit të negociatave, thellësinë e reformave të ndërmarra dhe përputhjen e qëndrueshme të politikës sonë të jashtme me atë të Bashkimit Evropian dhe me rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla.

Ashtu si në dokumentet më të fundit të institucioneve evropiane, Shqipëria vlerësohet si një ndër vendet pararojë në procesin e zgjerimit. Theksohen përkushtimi ynë i qëndrueshëm, konsensusi i gjerë politik për integrimin evropian dhe mbështetja e fortë e qytetarëve për këtë proces. Hapja e të gjithë grup-kapitujve dhe ecuria e rregullt e procesit të negociatave mbeten dëshmi konkrete e ritmit të reformave dhe e besueshmërisë së progresit të arritur.

Rezoluta vlerëson gjithashtu ambicien e Shqipërisë për të përmbyllur negociatat deri në vitin 2027, duke reflektuar një mirëkuptim të përbashkët se vendi ynë ka hyrë në një fazë vendimtare të procesit të anëtarësimit.”, shkruan ministri Hoxha.

Ai shton se rezoluta identifikon natyrshëm edhe fusha dhe aspekte ku kërkohen përpjekje të mëtejshme, të cilat janë pjesë e vetë procesit të zhvillimit të vendit dhe procesit të negociatave.

“Shqipëria i sheh këto si pjesë të një dialogu konstruktiv dhe të vazhdueshëm me institucionet evropiane, që ndihmon në orientimin dhe konsolidimin e reformave gjithëpërfshirëse në përputhje me rekomandimet dhe angazhimet e ndërmarra.”, shton ministri.

Hoxha shpreh gjithashtu mirënjohjen për Raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder, si dhe për anëtarët e AFET dhe të gjithë eurodeputetët, “për mbështetjen e vazhdueshme, angazhimin dhe kontributin e tyre” në avancimin e reformave dhe në rrugëtimin evropian të Shqipërisë.

Sipas kreut të diplomacisë shqiptare, në raport, një vlerësim i veçantë i jepet përafrimit të plotë të Shqipërisë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, duke konfirmuar rolin tonë si një partner i besueshëm dhe kontribues aktiv në çështje strategjike evropiane dhe globale.

Rezoluta sipas tij njeh gjithashtu kontributin e Shqipërisë për stabilitetin rajonal dhe angazhimin në iniciativa të rëndësishme të BE-së, si Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili do të përshpejtojë më tej konvergjencën ekonomike me Bashkimin Evropian.

Në tërësi, Hoxha shton se kjo rezolutë konfirmon se “Shqipëria është në rrugën e duhur dhe se procesi i zgjerimit po prodhon rezultate konkrete. Qasja jonë mbetet e pandryshuar: të vijojmë me vendosmëri reformat, të adresojmë sfidat e mbetura dhe të ruajmë ritmin e lartë të progresit, duke sjellë rezultate të prekshme për qytetarët tanë dhe duke avancuar drejt qëllimit strategjik të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HUMBI KONTROLLIN E MAKINËS DHE RA NË KANAL/ Ndërron jetë në spital 59-vjeçari
Previous article E RËNDE NË ELBASAN/ 56-vjeçari i jep fund jetës me armë zjarri

s.autor

Postime të ngjashme

"FLAMINGOT MES PAQES..."/ Rama reagon sërish për protestuesit: Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng 100 vjet... Politikë

"FLAMINGOT MES PAQES..."/ Rama reagon sërish për protestuesit: Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng 100 vjet...

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT