• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit
Home
Rajon

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit

13 August, 2026 s.autor Rajon

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, në një konferencë për media ka akuzuar kryesuesin e seancës konstituive, Avni Dehari, se po “vepron në kundërshtim me Kushtetutën, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuesse dhe Rregulloren e Kuvendit”.

Çitaku tha se Kuvendi është efektivisht i mbyllur dhe se deputetëve po u pamundësohet ushtrimi i mandatit të tyre, shkruan A2.

Ajo shtoi gjithashtu se PDK-ja nuk po kërkon pushtet apo marrëveshje politike për partinë, por funksionalizimin e institucioneve të shtetit.

“Nuk po kërkojmë pushtet, nuk po kërkojmë marrëveshje për PDK-në, po kërkojmë funksionalizimin e shtetit. Ne sërish do të bëjmë kërkesë për seancë pas 48 orësh dhe aktiviteti ynë nuk do të kufizohet më brenda këtij institucioni. Ai do të zhvendoset edhe jashtë Kuvendit, në forma më të gjera të mobilizimit politik, demokratik dhe qytetar. Kur po flas jashtë mureve të Kuvendit, po flas edhe për bashkëbisedime me qytetarë, bashkëbisedime me përfaqësues të shtresave të ndryshme të shoqërisë, me studentë, mjekë, biznesmenë, ndërmarrës, sepse ky kaos politik dhe kjo anarki kushtetuese e prek secilin. Po e përsëris, nuk bëhet fjalë këtu për dhënie betimi e zgjedhje kryetari Kuvendi e nënkryetarësh. Shteti është i bllokuar, këtë nuk do ta lejojmë. Do ta shihni ditëve në vijim se PDK do të jetë aktive çdo ditë. Ne do të jemi çdo ditë në Kuvend, ndërsa kërkesën zyrtare do t’ia dorëzojmë Deharit sërish. Nesër do të jemi në pritje në Kuvend dhe do të ketë edhe aktivitete të tjera”, tha ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Previous article ZJARRI NË KRUJË/ Nënkryetarja e bashkisë: Po punohet për neutralizimin e të gjitha vatrave

s.autor

Postime të ngjashme

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne Rajon

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne

ETHET E NILIT ALARMOJNË SHKUPIN/ Shpallet epidemia në 5 komuna, 26 të infektuar dhe një viktimë Rajon

ETHET E NILIT ALARMOJNË SHKUPIN/ Shpallet epidemia në 5 komuna, 26 të infektuar dhe një viktimë

ANALIZA E REL: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës? Botë

ANALIZA E REL: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT