• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PD vs AMBASADORE, nga piramidat tek zgjedhjet, këto janë sulmet më skandaloze ndër vite
Home
Dossier

PD vs AMBASADORE, nga piramidat tek zgjedhjet, këto janë sulmet më skandaloze ndër vite

12 December, 2017 k.autor Dossier

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, aludoi ditën e djeshme u shpreh se ambasadorët e huaj të akredituar në Tiranë janë në një pjesë të madhe të blerë nga qeveria, çka bën që ata t’i shërbejnë interesave të Ramës dhe jo atyre të shteteve të tyre.

“Ju mendoni se korrupsioni ka lindur në Shqipëri?! Edi Rama blen me çdo monedhë”, ju përgjigj në emisionin “7 pa 5”, Paloka një pyetje mbi qëndrimet e ndërkombëtarëve.

Një qëndrim i tillë i PD nuk është në fakt i pari. Që prej themelimit të saj, si sot 27 vite më parë, demokratët janë konfliktuar shpesh me trupin diplomatik apo organizmat ndërkombëtare të akredituara në Tiranë. Këto janë disa prej rasteve më flagrante…

Zgjedhjet lokale të vitit 1996

Zgjedhjet e majit 1996 u karakterizuan nga manipulime skandaloze, duke mos u njohur nga OSBE dhe as nga opinioni ndërkombëtar. Ish-Ambasadori Amerikan, Rajerson, kujton në një intervistë të dhënë disa vite më parë se si Berisha injoroi qëllimisht kërkesat e ambasadës për një proces të rregullt zgjedhor. “Unë mendoj se ishte një gabim politik që zgjedhjet nuk u përsëritën në shumë zona – jo sepse ishte këshilla SHBA-së, por thjesht se duhej bërë ajo gjë”, kujton Rajerson. Ajo përplasje ndodhi pak kohë pas përjashtimit nga partia të Eduart Selamit, një tjetër ngjarje që shkaktoi një përplasje ballore midis PD-së dhe Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Firmat piramidale

Në shtator 1996, në muajin kur ambasadat jepnin sinjale alarmi për falimentimin e skemave piramidale, ish-Presidenti Berisha u bënte karshi ndërkombëtarëve duke deklaruar publikisht: “Paratë e shqiptarëve janë më të sigurtat në botë”. Berisha sulmoi në atë kohë ashpër edhe FMN-në e Bankën Botërore, të cilat gjithashtu paralajmëruan krizën. Deklaratat e Berishës kontribuan për krijimin e një qetësie të rreme edhe për 3-4 muaj më shumë, mjaftueshëm për të rritur dëmin ekonomik me disa qindra milionë euro më shumë.

Gërdeci dhe 21 janari

Përplasje të ashpra mes PD dhe opinionit ndërkombëtar krijoi edhe rasti i Gërdecit. Shumë nga këto shkëmbime të tensionuara midis Berishës dhe Ambasadës Amerikane në Tiranë u raportuan edhe në publikimet e fshehta të “Wikileaks”. Në 21 janar, dy vjet më vonë, demokratët sërish shpërfillën ofertën e FBI-së për ndihmë. Si rrjedhojë qëndrimeve ndërkombëtare, dy ambasadorë amerikanë, Arvizu dhe Withers u vendosën në shënjestrën e sulmit të PD-së. Në 2014-n, deputeti Strazimiri deklaronte publikisht: “Na duhet urgjent një ambasador i SHBA në Tiranë në mënyrë që dikush të mbrojë interesat strategjike dhe lidhjet mes dy vendeve”.

Reforma në drejtësi

Pavarësisht përplasjeve të ashpra në të shkuarën, konflikti më i rëndë, të paktën publikisht mes palëve është ai për reformën në drejtësi. Një seri përplasjesh disa mujore me SHBA-të dhe BE-në, kulmoi me thirrjen e Ambasadën Amerikane në 22 korrik 2016, për “votimin e reformës ose përballjen me pasoja personale që të nesërmen për ata që refuzojnë të votojnë”. Po atë ditë, reforma u votua në mënyrë unanime. Tre muaj më vonë, kur ndërkombëtarët shprehën shqetësim për një tentativë të re të Bashës për të bllokuar reformën përmes ankimimit në Gjykatën Kushtetuese, Basha u përgjigj: “Nuk pres që asnjë ambasador të më tregojë detyrën. Unë kam detyrën time, ambasadorët kanë punën e tyre. Unë e kam kryer me ndërgjegje të plotë”.

Çadra dhe kërcënimi për bojkot

“Ngujimi” në çadër për tre muaj përpara zgjedhjeve të 25 qershorit, kërcënimi për akte dhune dhe për bojkot, ndeshën një reagim të ashpër kundërshtues nga ambasadorët e huaj në Tiranë, të cilët në bllok dënuan qëndrimet e PD. Nga çadra, por edhe në disa reagime publike e më vonë gjatë fushatës zgjedhore, Basha dhe një numër deputetësh vazhdimisht lëshuan sulme ndaj ambasadorëve, duke i konsideruara ata nga të paaftë, e deri në të blerë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article POGRADEC- Rrëfimi shokues i 34 vjeçares/ Burri më dhunon dhe bën veprime të turpshme me fëmijët
Previous article PASUESI I LLALLES/ Kandidatja e 6-të, prokuroja Ermira Tafani që i doli emri për rryshfet nga emisioni investigativ (Foto)

k.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ “’Arkitektura e kishave në shekujt VII–XV’!" Një ditë në studion e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Aleksandër Meksi Dossier

DOSSIER/ “’Arkitektura e kishave në shekujt VII–XV’!" Një ditë në studion e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Aleksandër Meksi

DOSSIER/ Më 1937, kur qarqet akademike gjermane propozuan Gjergj Fishtën për Çmimin Nobel! Shkrimtari i parë shqiptar i nominuar Dossier

DOSSIER/ Më 1937, kur qarqet akademike gjermane propozuan Gjergj Fishtën për Çmimin Nobel! Shkrimtari i parë shqiptar i nominuar

DOSSIER/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja: “Më 22 nëntor ‘42, Mustafa Kruja u shpreh publikisht në Teatrin ‘Savoia’, se; duke e respektuar pavarësin e plotë të Shqipërisë... Dossier

DOSSIER/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja: “Më 22 nëntor ‘42, Mustafa Kruja u shpreh publikisht në Teatrin ‘Savoia’, se; duke e respektuar pavarësin e plotë të Shqipërisë...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT