• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PD sulmon KPK: Standarde të dyfishta, prova u dha nga “kamikazja” e Ramës në Prokurori
Home
Shqipëri

PD sulmon KPK: Standarde të dyfishta, prova u dha nga “kamikazja” e Ramës në Prokurori

3 July, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

“Organet e vetingut po zbatojnë standarde të dyfishta duke vënë në dyshim serioz besueshmërinë ndaj procesit, rasti i Arta Markut është prova e qartë për këtë”. Kështu tha deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, në një deklaratë në seline e PD-së.

“Deri tani, kemi konstatuar aplikimin e standardeve të dyfishta nga organet e vettingut, në varësi të preferencave politike mbi gjyqtarë dhe prokurorë të caktuar, të cilët edhe pse në kushte të njëjta, fatin e kanë patur të ndryshëm. E gjitha kjo ka vënë në dyshim serioz besueshmërinë ndaj procesit, i cili po provon se nuk udhëhiqet nga ligji dhe se është një proces i korruptuar politikisht. Një provë e fortë mbi këtë u dha sot, ku radha për vetting i erdhi kamikazes së Edi Ramës në prokurori.

Arta Marku, e deleguara e Edi Ramës në Krye të organit të prokurorisë, pritet të konfirmohet në detyrë, jo sepse përmbush kriteret e vendosura nga ligji, por se kriteret e kualifikimit që po aplikohen kanë si kusht kryesor se cili gjyqtar apo prokuror i shërben më shumë Edi Ramës dhe Qeverisë së tij të korruptuar.

Sa më shumë t’i shërbesh Edi Ramës, aq më shumë rriten shanset për të kaluar me sukses vettingun. Ky është mesazhi që deri më sot ka dhënë ky proces. Është fakt i njohur botërisht që Arta Marku në 6 muaj në Krye të organit të prokurorisë, ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin, duke bërë emërime e komandime të paligjshme të prokurorëve, duke emëruar e shkarkuar drejtues prokurorie, edhe pse neni 160, pika 2 e ligjit për statusin e magjistratit, ia ndalojnë shprehimisht këtë.

Vetë ajo ishte betuar përpara Komisionit të Ligjeve, ditën kur paraqiti kandidaturën, se nuk do të bëntë shkarkime dhe emërime, sepse ato ishin në kundërshtim me ligjin.

Shkelja e hapur e ligjit tregon jo vetëm mungesë respekti ndaj ligjit, por qartësisht mungesë të theksuar të integritetit moral e professional, kushte këto të domosdoshme për të kaluar me sukses vettingun.

Komisionet e vettingut kanë për detyrë të verifikojnë mënyrën e ushtrimit të funksioneve si Prokuror i Përgjithshëm nga Arta Marku, sepse këtë e detyron neni 42, pika 1, e ligjit për vettingun. Nuk e kanë bërë këtë, sepse nuk ia lejon Edi Rama.

Duke vepruar si prokurore politike, Arta Marku ka shkelur ligjin duke shndërruar organin e prokurorisë nën varësinë e Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme. Sot hetimet kanë për zot jo prokurorin, por Ministrin e Brendshëm. Edhe këtë paligjshmëri organet e vettingut kishin për detyrë ta verifikonin, por qartësisht mbyllën sytë për të mbrojtur emrëimin politik të Edi Ramës në krye të Prokurorisë.

Përfaqësuesit e ONM gjatë seancës së sotme ngritën edhe shqetësimin se Arta Marku gjatë ushtrimit të detyrës si prokurore, ka kërkuar mbajtjen në burg të qytetarëve, jashtë kritereve që parashikon ligji. Kjo tregon injorim të ligjit, por as këtë organet e vettingut nuk kanë ndërmend ta shohin.

Mungesa e respektit ndaj ligjit tregohet edhe në rastin kur, edhe pse me detyrë prokurore, Arta Marku bën ndërtime pa leje, në shkleje të ligjeve në fuqi, për të cilat një qytetar i thjeshtë dënohet me burg. Një prokuror tjetër u shkarkua nga detyra për këtë motiv, ndërsa Arta Markun ky standard nuk zbatohet.

Ne kemi publikuar dokumenta tronditës, sesi Arta Marku, në cilësinë e Prokurorit në Shkodër, harroi në burg një qytetar për 2 muaj e 13 ditë, duke i hequr në këtë mënyrë lirinë, në mënyrë të paligjshme dhe të padrejtë.

Do të mjaftonte ky rast që Arta Marku të shkarkohej nga organet e vettingut, për shkak se në mënyrë të paligjshme dhe arbitrare ka cenuar rëndë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Ky është një fakt i njohur për Komisionin, sepse është fakt i njohur botërisht, dhe për pasojë nuk kanë nevojë për prova të mëtejshme.

Këto të dhëna dhe të tjera si këto, provojnë qartësisht se Arta Marku, jo vetëm nuk ka integritetin moral dhe profesionale për të qëndruar në detyrë, por ka cenuar rëndë besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë.

Nëse procesi i vettingut nuk do të ishte i korruptuar politikisht, sot Arta Marku do të ishte shkarkuar nga detyra.

Por përsa kohë ky proces diktohet nga Edi Rama e Fatmir Xhafaj, që e përdorin procesin për të shantazhuar prokurorë e gjyqtarë dhe për të shpërbylyer shërbëtorët e tyre në sistemin e drejtësisë, ne nuk kemi asnjë besim se Arta Marku do të marrë atë që meriton, sipas ligjit- shkarkimin nga detyra”, tha Alibeaj ne deklaraten e tij per mediat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANDI BEJTJA/ I dashur ambasador apo ambasadore
Previous article Suedi-Zvicër, formacionet zyrtare. Ja sa shqiptarë zbresin në fushë (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës Politikë

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet Politikë

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029 Breaking News

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT