• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PD reagon për lirimin e Orest Sotës: Peshqit e mëdhenj do të bien në rrjetën e drejtësisë së pakapur
Home
Shqipëri

PD reagon për lirimin e Orest Sotës: Peshqit e mëdhenj do të bien në rrjetën e drejtësisë së pakapur

4 January, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Në një deklaratë për median nënkryetari i PD Edi Paloka ka komentuar lirimin me kusht për biznesmenin Orest Sota, duke e quajtur këtë si drejtësi të kapur nga kryeministri i vendit Edi Rama. Sakaq nuk kanë munguar dhe akuzat kundër ish ministrit të brendshëm Saimir Tahirit për të cilin dje dolën përgjimet audio.

“Peshqit e mëdhenj do të bien në rrjetën e drejtësisë së pakapur”, shprehet Paloka. /AlpeNews.al/

Deklarata e Plotë

Efektet e Edi Ramës kryeprokuror po godasin çdo ditë drejtësinë dhe po i japin mbrojtje nga ligji çdokujt që implikon Saimir Tahirin në trafikun ndërkombëtar të drogës. Lirimi nga arresti me burg i Orest Sotës, në makinën e të cilit u gjetën 863 mijë euro dhe, bashkë me paratë hedhura në sediljen e makinës, edhe patentat e Saimir Tahirit, është një fakt tjetër se Edi Rama kontrollon pika kyçe të sistemit të drejtësisë. ​

Partia Demokratike e ka shprehur shqetësimin e saj që në 22 nëntor, kur paralajmëroi se Edi Rama po bënte gjithçka për të mbrojtur Saimir Tahirin dhe, nëpërmjet tij, edhe Orest Sotën.

Publikimi në media i pohimit të Ramës para deputetëve socialistë më 21 nëntor, se “gjetja e patentave në makinën e Sotës nuk është një fakt për të cilin Saimir Tahiri duhet të shqetësohet”, ishtë mesazh për pengimin e drejtësisë.

Nuk ka njeri sot të besojë që 863 mijë eurot, nuk ishin as për të blerë hekur, as për të blerë ilaçe. 863 mijë eurot janë janë një pjesë e pasurisë kriminale të pronarit të patentave, Saimir Tahirit. Shqiptarët kanë dëgjuar me veshët e tyre sesi Ministri i Brendshëm ishte pjesë e trafikut ndërkombëtar të drogës. Materialet audio të publikuara nga portali Politiko.al konfirmojnë: – se makina e Ministrit të Brendshëm u përdor nga kushërinjtë e tij Habilaj për t’i bërë presion policisë, në mënyrë që ata të punonin të qetë me trafikun e drogës. – Se Saimir Tahiri e ka njohur italianin, me të cilin punonin Habilajt në Itali. – Se Partia Socialiste ka blerë vota për të ardhur në pushtet dhe për ta mbajtur atë.

Partia Demokratike fton të gjitha mediat e vendit të vazhdojnë investigimin për çështjen “Tahiri”, pavarësisht pengesave nga Edi Rama. Partia Demokratike fton televizionet kombëtare dhe lokale të publikojnë materialet audio të bisedave të trafikantëve, që kanë patur nën kontroll qeverinë shqiptare për trafikun ndërkombëtar të drogës.

Ne e dime se marrja nën kontroll e prokurorisë e bën të paprekshëm Saimir Tahirin, Orest Sotën dhe këdo që mund t’i trondisë Edi Ramës pushtetin e bazuar tek krimi, droga dhe blerja e votës. Me Edi Ramën kryeprokuror është e sigurt se nuk do të ketë asnjë peshk të madh në rrjetën e drejtësisë.

Partia Demokratike, si shumica e shqiptarëve, është e bindur se drejtësia do të jetë e pafuqishme të luftojë krimin dhe drogën derisa në krye të qeverisë të jetë Edi Rama. Vetëm me largimin e Edi Ramës do të ketë garanci për luftën kundër krimit të organizuar dhe vetëm atëherë peshqit e mëdhenj do të bien në rrjetën e drejtësisë së pakapur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pasi u vodhën 700 milionë dollarë, në Spaç nis rigjallërimi i industrisë së bakrit
Previous article U arratis nga burgu në Greqi bashkë me tre të tjerë, zbulohet e shkuara e 27-vjeçarit shqiptar

k.autor

Postime të ngjashme

FIKU TELEFONIN PASI U LARGUA NGA GRUPI I PS/ Çfarë postonte një javë më parë deputetja Koçeku: Shqipëria ka nevoje... Politikë

FIKU TELEFONIN PASI U LARGUA NGA GRUPI I PS/ Çfarë postonte një javë më parë deputetja Koçeku: Shqipëria ka nevoje...

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online Politikë

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin! Politikë

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT