Mungesa e anëtarëve të grupit Parlamentar të PD në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ku po shqyrtohet projektligji për shpenzimet gjyqësore, ka zbuluar një vendim të ri të partisë më të madhe opozitare. Ajo ka bojkotuar pjesëmarrjen e anëtarëve të saj nëpër komisione deri të mërkurën kur të zhvillohet seanca plenare e Kuvendit, që shqyrton dhe voton kërkesën e Prokurorisë për Krime të Rënda per ti hapur ose jo rrugë arrestimit të ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i akuzuar prej saj si i përfshirë në lidhje me bandën e Habilajve të Vlorës, të akuzuar për trafik droge dhe armesh. Kjo eshte nje taktike politike dhe parlamentare qe PD e ka perdorur jo rralle edhe gjate kater viteve te mandatit te shkuar, sa here qe kishte pershkallezime te luftes politike me PS dhe qeverine e Kryeministrit Edi Rama.


