• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PD NË KUVEND DHE REFERENDUM/ Zëri i Amerikës: Po futet në ngjarje të reja brenda radhëve të saj
Home
Politikë

PD NË KUVEND DHE REFERENDUM/ Zëri i Amerikës: Po futet në ngjarje të reja brenda radhëve të saj

17 December, 2021 Delo.autor Politikë

Në Tiranë, Partia Demokratike pritet të përfshihet këtë fundjavë në ngjarje të reja brenda radhëve të saj. Kryetari i saj, Lulzim Basha, do të drejtojë Kuvendin e Partisë, të thirrur nga kryesia, ndërsa ish kryetari, Sali Berisha, do të mbajë një referendum partiak për shkarkimin e kryetarit aktual. Kundërshtarët e zotit Basha, pohuan se kanë shkarkuar atë në kuvendin që mbajtën një javë më parë, ndërsa Partia Demokratike shkarkoi gjithë titullarët e vet, që morën pjesë në atë tubim.

Kryesia e Partisë Demokratike mblidhet sonte në mbrëmje nën drejtimin e kryetarit Lulzim Basha, për t’u dhënë dorën e fundit përgatitjeve për Kuvendin Kombëtar, që mbahet nesër në mëngjes.

Kuvendi i nesërm ka si moto se PD zgjedh të ardhmen dhe Shqipërinë. Partia Demokratike u shpërndau sot anëtarëve të Kuvendit Kombëtar një njoftim, se nesër ata mblidhen me përgjegjësinë historike për të qenë të bashkuar kundër regjimit të Edi Ramës.

“Pjesëmarrja e secilit prej nesh është mesazh i qartë që interesi i demokratëve dhe i Partisë Demokratike, sakrificat e tyre, janë mbi interesin personal të cilitdo”, theksohet në mesazhin e dërguar nga PD.

Partia Demokratike shkarkoi nga funksionet në Këshill Kombëtar dhe në kryesi ata titullarë të saj, që morën pjesë në veprimtaritë e ish kryetarit Sali Berisha, duke i cilësuar si akte në kundërshtim me statutin dhe me vet programin e partisë.

Kuvendi i nesërm i Partisë Demokratike mbahet një javë pasi ish kryetari Sali Berisha me ndjekësit mbajtën një tjetër Kuvend, ku deklaruan se kanë shkarkuar kryetarin aktual Lulzim Basha dhe zëvendësit e tij.

Në të njëjtën ditë me Kuvendin Kombëtar të drejtuar nga Lulzim Basha, pasuesit e zotit Berisha pritet të organizojnë nesër një referendum me anëtarësinë për të zyrtarizuar, sipas tyre, shkarkimin e zotit Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u rizgjodh me shumicë dërrmuese votash nga Kuvendi Kombëtar, pak kohë pas zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit, edhe pse opozita humbi për herë të tretë.

Zhvillimet brenda PD u tensionuan pasi SHBA përcaktuan ish kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij si person të papërshtatshëm për të vizituar për shkak të korrupsionit domethënës dhe dëmtimit të demokracisë prej tij dhe aleatëve të tij.

Edhe pse zoti Berisha deklaroi se u dorëhoq dhe u tërhoq nga politika pas humbjes së zgjedhjeve në 2013, zoti Basha e përfshiu atë në listën e deputetëve edhe në zgjedhjet e 2017 dhe në listën e deputetëve të këtij viti, por vendosi ta përjashtojë nga grupi parlamentar pasi u shpall non grata nga SHBA.

Ky përjashtim nga grupi acaroi marrëdhëniet midis tyre, edhe pse zoti Berisha deklaroi se do të mbrohej personalisht para një gjykate francize ndaj përcaktimit të SHBA-ve për korrupsion.

Ish kryetari Berisha ndërmori një fushatë nëpër qytete, duke ftuar përkrahësit e opozitës, që të rrëzonin zotin Basha nga kreu i Partisë Demokratike, por zoti Basha tha se nuk do të lejonte që Partia Demokratike të përdoret si mburojë për çështjet personale të zotit Berisha me SHBA-të.

Diplomatët amerikanë kanë deklaruar se ata nuk do të komunikojnë me PD, nëse aty do të kthehet një person me non grata si zoti Berisha, se ata nuk do të takohen me persona që kanë këtë përcaktim nga SHBA-të dhe se në gjithë historinë e këtyre përcaktimeve për rreth 200 persona asnjë prej nuk është anuluar, duke lënë të nënkuptohet se zoti Berisha mban shpresa të kota në këtë pikë.

Partia Demokratike ka hedhur poshtë si antistatutore gjithë hapat ndërmarrë në kuvendin e thirrur në stadium një javë më parë dhe se ka tashmë gati kuorumin dhe mbajtjen nesër të Kuvendit Kombëtar, duke theksuar se ajo ka zgjedhur të ardhmen dhe se nga ish kryetari Berisha është tashmë e shkuara e saj./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DISIPLINA MERR VENDIMET/ Tifozët u përleshën me stola, dënohen Tirana dhe Laçi me gjobë. Ja shuma...
Previous article DETAJE NGA KRYESIA PD/ Rrezohen disa nga kompetencat e kryedemokratit Lulzim Basha

Delo.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja Politikë

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara Politikë

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara

MBYLLJA E NEGOCIATAVE PËR KAPITULLIN 20/ Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin Politikë

MBYLLJA E NEGOCIATAVE PËR KAPITULLIN 20/ Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT