Ashtu si në prag të çdo viti elektoral , edhe këtë herë duket se faqet e shumta në Facebook kanë vijuar të publikojnë sondazhe ku qytetarët zgjedhin alternativën qeverisëse që mendojnë se do t’i drejtojë në katër vitet e ardshme . Mesa duket , Partia Demokratike e ka marrë seriozisht fushatën në rrjetet sociale ku ka angazhuar të gjitha
kapacitetet e saj për të shpallur kreun e saj Lulzim Basha kryeministër në Facebook . Përmes grupimeve të ndryshme të degëve dhe të nëndegëve , grupi i rrjeteve sociale në selinë blu është përpjekur që të shënojë një fitore e cila ka gëzuar dhjetëra simpatizantë .
Nuk dihet ende nëse Ilir Meta do të nxjerrë ndonjë dekret për t’i njohur këto zgjedhje në Facebook.










