Teksa opozita priste të enjten në bazë të skenarit që kishte në plan të zbatonte, duket se njoftimi i Kuvendit se seanca parlamentare do të realizohet sot i prishi të gjithë planet.
Fill pas njoftimit për mbledhjen e Kuvendit sot në orën 17:00, opozita njoftoi se në orën 16:30 do të zhvillojë protestë para Kuvendit.
Menjëherë ish deputetët vijuan me postimet ne faqet e ftyre, duke lutur e ftuar të gjithë qytetarët ti bashkohen. Megjithatë, vihet re se mobilizimi është bërë vetëm nga Partia demokratike, duke lënë kështu LSI në hije.
Thënë kjo pasi nga Lëvizja socialsite per Integrim, nuk ka ardhur ende as edhe një thirrje qoftë edhe nga të rinjtë e LRI.
A do të tregojë opozita se edhe pse në pak orë mund të mbledh qytetarët e simpatizantët, apo do të jetë ky një tjetër dështim i saj?
Postimet e ish deputetëve të Partisë demokratike:
/AlpeNews.al








