Partia Demokratike ka mbledhur grupin parlamentar para nisjes së seancës së sotme plenare në Kuvend. Bëhet me dije se PD ka vendosur të bllokojë seancën e sotme plenare, duke mos lejuar zhvillimin normal të saj.
Vendimi është për të bllokuar seancën pas publikimit të dosjes së vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i dënuar në Itali për drogë, si dhe si reagim pas vendimit për shkarkimin e kreut të Krimeve te Rënda, Besim Hajdarmataj./ Panorama


