PD dhe LSI kanë sulmuar kryeprokuroren Arta Markut, pas marrëveshjes së kësaj të fundit me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për “peshqit e mëdhenj”.
Partia Demokratike, që e quan antikushtetuese zgjedhjen e Arta Markut si kryeprokurore, kërkon amendimin e dokumentit themeltar për t’i dhënë vendit, sipas saj, një prokuror të përgjithshëm jo politik dhe që të ketë kaluar procesin e vettingut.
Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj tha se prokurori i Përgjithshëm është shndërruar në zgjatim të Kryeministrit.
“Dhe e gjithë struktura e Prokurorisë së Përgjithshme po shkon drejt politizimit.
Nga 18 dhjetori, kanë ndodhur ngjarje të mëdha që rrjedhin nga një akt politik.
Çështje të nxehta për kryebashkiakët e Elbasanit dhe Durrësit janë ndalur, janë ulur dënime në çështje të bujshme dhe të tjera çështje nën hetim po sabotohen e kapaku i këtij vendimi është ekstradimi i Nezar Seitit”, deklaroi Alibeaj.
Ndërsa nga LSI, ka qenë nënkryetari Petrit Vasili, ai që ka sulmuar Markun.
“Marreveshja Marku -Xhafaj legalizimii faljes se Rames me FB, mosarrestimit te Tahirit, i mosarrestimit te ministres qe ekstradon trafikantin.
Prokuroria mbyll skandalin e Edi Rames i akuzuar se i beri thirrje policise qe te bente fushate elektorale per PS,e mbyll se sipas saj mjafton qe Edi Rama kerkon falje ne facebook.
Edi Rama ndalon arrestimin e Tahirit me nje mal me prova dhe prokuroria rri e veshtron.
Ministrja e drejtesise dhunon ligjin dhe shperdoron detyren dhe ekstradon trafikantin dhe prokuroria nuk leviz gishtin.
Po kjo prokurori me keq e me zi se sigurimi i shtetit arreston te madh e te vogel edhe per dyshime te paqena.
Marreveshja e Arta Markut me Fatmir Xhafen eshte si Aluizni i drejtesise per te legalizuar dy drejtësi:Një drejtësi të padënueshmërisë për mryeministrin dhe një drejtësi për shqiptarët e thjeshtë”, shkruan Vasili.


