• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PD-LSI dhe “frika” prishin protestën, tregtarët e irrituar përzënë deputetët: Çfarë doni që vini këtu, ku ishit më parë ju?
Home
Sociale

PD-LSI dhe “frika” prishin protestën, tregtarët e irrituar përzënë deputetët: Çfarë doni që vini këtu, ku ishit më parë ju?

10 April, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Sociale

Biznesi i vogël ka ulur qepenat sot për dy orë, në shenjë proteste për taksat e rritura nga qeveria.

Por, përfshirja e deputetëve të PD-së dhe LSI-së ka shkaktuar një efekt boomerang.

Shumë tregtarë në Tiranë, kanë vendosur të mos i ulin qepenat, vetëm për shkak të politizimit të protestës së tyre.

Madje, disa deputetë, i kanë përzënë nga protesta e tyre.

Siç ishte rasti i Halim Kosovës.

“Çfarë do që vjen këtu? Ku ishit ju më përpara kur u rritën taksat”, i janë drejtuar tregtarët e Tregut Ushqimor deputetit demokrat, që është deturuar të largohet.

Përplasje ka pasur dhe me Aldo Bumçin, Florion Mimën e Jorida Tabakun, ndërsa deputeti i LSI-së, Brahimllari, është përplasur edhe fizikisht me tregtarët.

Por nuk ka qenë vetëm politizimi i protestës, ajo që ka shtyrë shumë tregtarë të mos ulin qepenat.

Shumë prej tyre kanë pasur edhe frikë nga tatimorët, ndaj nën zë thonë se nuk iu bashkuan protestës.

Në Lushnje p.sh, ndryshe nga qytetet e tjera, asnjë tregtar nuk e uli qepenin.

Tek tregu i Medresese në tiranë, një pjesë e bizneseve nuk i janë përgjigjur protestës.

“Disa tregtarë kanë replikuar me kryetarin e shoqatës së bizneseve të vogla me pretendimin se deri sot këto shoqata nuk e kanë mbrojtur biznesin e vogël” raporton Ora News.

As në “Rrugën e Kavajës” në Tiranës, shumë biznese nuk iu përgjigjën thirrje për të mbyllur qepenat.  Pyetjes se përse nuk i mbyllën qepenat, tregtarët iu përgjigjën se nuk besojnë dhe nuk duan të përdoren politikisht.

Edhe në “Tregun Ushqimor” ku përzunë Halim Kosovën, tregtarët kanë qenë të ndarë.(TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SI DY PIKA UJI/ Miriami dhe Ameli bëjnë shëtitje ku duken si... (FOTO)
Previous article Guvernatori i BSH në Komisionin e Ekonomisë, shpjegon arsyet e forcimit të lekut

Redaktor2

Postime të ngjashme

PUBLIKON PAMJET NGA PROTESTA/ Rama: ‘Arkivoli politik’ është simbol i së shkuarës dhe nuk duhet të rikthehet Breaking News

PUBLIKON PAMJET NGA PROTESTA/ Rama: ‘Arkivoli politik’ është simbol i së shkuarës dhe nuk duhet të rikthehet

MBYLLET SEANCA PËR PROTESTUESIT/ Dy mbeten në arrest shtëpie, të tjerët të lirë Aktualitet

MBYLLET SEANCA PËR PROTESTUESIT/ Dy mbeten në arrest shtëpie, të tjerët të lirë

SHERR I DHUNSHËM NË KORÇË/ Goditet me sëpatë një person Aktualitet

SHERR I DHUNSHËM NË KORÇË/ Goditet me sëpatë një person

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT