Kryeministri Edi Rama po flet nga foltorja e Kuvendit, ndërsa opozita është larguar nga salla.
Ne vijojmë me fjalën që mbeti, prania juaj nuk i shton asgjë seancës. Profesori më dha mundësi të flas për llogaridhënie publike. Nuk ka qenë e largët kur raportet ndërkombëtare kishin emra dhe mbiemra. Kryetari vulëhumbur, një tjetër kryetar i simotrës ka qenë me emër dhe mbiemër si pengesë e progresit dhe sot kemi një raport të KE që nuk është i radhës, por dokument që mbështet hapjen e negociatave për anëtarësim pa kushte. Opozita eksporton kodra dhe male me baltë kundër Shqipërisë. Profesori thotë se paska thënë Gjermania se pa u fut në burg Tahirin nuk ka të ardhme për Shqipërinë. Në komisionet e bundestagut, në gjermanisht unë dëgjova ato që kam dëgjuar këtu shqip katër vite. Këta janë baba e rrenës dhe nona e shpifjes. Një vend anëtar i peshës së Gjermanisë, nuk mund të jetë një burim budallallëqesh sikur është kjo opozitë e përfaqësuar sot. Shqipëria sot nuk ka lidhje me cfarë thonë këta. Këta janë provuar, në dy martesa, por i kemi dhe do ti mbajmë këtu, gjithmonë e më pak. PS rron një mijë vjet në pushtet po të jetë për këta. Këta PS nuk i afrohen dot në asnjë rrugë. Këta janë vari llamarinën.
Edi Rama


