• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PD lidhje me Rusinë? Lu: Dimë SHUMË për këtë çështje, po e ndjekim nga afër
Home
Sociale

PD lidhje me Rusinë? Lu: Dimë SHUMË për këtë çështje, po e ndjekim nga afër

5 April, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

“Qeveria amerikane ka informacion të plotë për lidhjen e dyshuar të Partisë Demokratike me Rusinë për lobim në SHBA”.

 

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ambasadori Donald Lu deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë shumë informacion për këtë çështje. Nga ana tjetër, Amerika është e shqetësuar për ndërhyrjet ruse në Evropë dhe investimet e tyre në Shqipëri. Kjo çështje po ndiqet nga afër nga qeveria amerikane.

Blendi Fevziu: Në Shqipëri ka një debat të madh për një kontratë PR nënshkruar nga PD dhe një person në SHBA që është një kompani PR në SHBA. U botua nga Mother Jones një investigim që thoshte se ato para vinin nga Rusia dhe nga Kremlini. Cili është opinion juaj, e para, dhe e dyta, a ka një hetim në SHBA për këtë çështje? Nuk flas për hetimin e madh për ndikimin rus në zgjedhjet e SHBA.

Ambasadori Lu: Ne, qeveria e SHBA dimë shumë për këtë çështje. Në SHBA, lobimi pranë qeverisë së SHBA është i ligjshëm, përfshi lobimin nga ente të huaja, fuqi të huaja, në këtë rast një parti politike. Por për të lobuar në Shtetet e Bashkuara në mënyrë të ligjshme, lobisti duhet të bëjë deklarime publike të kontratave, të financave dhe të aktiviteteve që ndërmerr, në këtë rast për PD. Pra, çdo gazetar, çdo qytetar mund të hyjë në faqen e Departamentit të Drejtësisë dhe të gjejë të gjitha këto hollësi, të gjitha kontratat, dhe shifrat. Pra, dimë shumë dhe kemi ditur në fakt për gjashtë muaj se çfarë ndodh me këtë rast. Janë dy çështje këtu. Njëra çështje është nëse janë shkelur ligje në Shtetet e Bashkuara apo në Shqipëri. Në SHBA mund ta dini se kemi ligje kundër të huajve që ofrojnë para për fushata politike. Në Shqipëri, dimë që Luli Basha ka kërkuar nga prokuroria të hapin një hetim. Kanë hapur një hetim dhe janë në proces për t’i kërkuar SHBA, qeverisë së SHBA dhe prokurorëve të SHBA, për dokumente për këtë çështje. Pra, ka një hetim të hapur në Shqipëri. Nuk mund të konfirmoj nëse ka një hetim të hapur në Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, gjëja e dytë për të cilën dua të flas është çështja e Rusisë, sepse Qeveria e SHBA dhe ambasada jonë janë shumë të shqetësuara për prova në rritje të ndërhyrjes ruse në zgjedhje kudo në Europë. Po e ndjekim çështjen nga shumë afër, nëse rusët kanë dhënë kontribute tek lobisti në emër të Partisë Demokratike dhe Luli Bashës. Nëse kjo është e vërtetë, do të ishte një përpjekje shumë serioze nga rusët për të ndërhyrë në zgjedhjet e një shteti anëtar të NATO-s.

Blendi Fevziu: Basha tha se është Rama ai që mbështet investimet e rusëve në Shqipëri. Keni ndonjë informacion mbi këtë?

Ambasadori Lu: Kemi monitoruar atë që ndodh këtu me rusët nga shumë afër. Nuk mund të them se kemi shumë hollësi për këtë tani, por ju siguroj që ne këtë çështje e ndjekim nga shumë, shumë afër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Spektakël në Europa League, në 4 ndeshjet çerekfinale shënohen 10 gola në pjesën e parë
Previous article Arsenal shuan ëndrrën e Rusëve shënon edhe dy gola të tjerë ndaj CSKA Moscow

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARR NË NJË PALLAT NË GOLEM/ Përfshihet nga flakët një apartament, çfarë dyshohet Aktualitet

ZJARR NË NJË PALLAT NË GOLEM/ Përfshihet nga flakët një apartament, çfarë dyshohet

VRASJA E 24-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ Detajet e reja: Konflikti dyshohet se nisi nga xhelozia Aktualitet

VRASJA E 24-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ Detajet e reja: Konflikti dyshohet se nisi nga xhelozia

RËNDOHET SITUATA NË FINIQ/ Nis evakuimi i banorëve nga zjarret, ministri Lamallari: Prej orësh po përballemi me... Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË FINIQ/ Nis evakuimi i banorëve nga zjarret, ministri Lamallari: Prej orësh po përballemi me...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT